Inglesina Cab 0+ Manual De Instrucciones página 184

Ocultar thumbs Ver también para Cab 0+:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 55
për qëllime sigurie.
• Kontrolloni nëse ka kërkesa të veçanta në lidhje me përdorimin e sistemeve të
qëndrimit në ligjin në fuqi në shtetin ku jeni.
• KUJDES! Poziciononi sistemin e makinës Inglesina Cab VETËM NË DREJTIM TË
KUNDËRT ME ATË TË ECJES SË MAKINËS. Asnjëherë mos i instaloni ndenjëset të
drejtuara mbrapa ose tërthor në lidhje me drejtimin normal të lëvizjes së automjetit.
• RREZIK! Mos e përdorni ndenjësen e fëmijës Cab 0+ për makinë aty ku është
instaluar një airbag aktiv ballor.
• Sigurohuni që sediljet që shtrihen të jenë të bllokuara në pozicion vertikal sipas
udhëzimeve të prodhuesit të makinës.
• Kur përdorni ndenjësen e fëmijës Cab 0+ për makinë së bashku me bazën Cab, para
se ta montoni, lexoni me kujdes udhëzimet përkatëse.
• Kontrolloni që të gjithë rripat të jenë lidhur dhe shtrënguar mirë. Kontrolloni
rregullisht rripat e ndenjëses së fëmijës për makinë për performancë të mirë mbajtjeje.
• Kontrolloni që rripat dhe tokëzat të mos përdridhen the të mos kapen në derën e
makinës ose pjesët e lëvizshme të ndenjëses së fëmijës.
• Kontrolloni që gjërat e forta dhe pjesët plastike të ndenjëses së fëmijës të ndodhen
dhe instalohen në mënyrë të tillë që, gjatë përdorimit të përditshëm të automjetit, të
mos bllokohen nga lëvizja e sediljes ose dera e automjetit.
• Mos përdorni asnjë pikë kontakti për mbajtje ngarkese përveç atyre të treguara në
udhëzime dhe të shënuara në ndenjësen e fëmijës.
• Gjatë udhëtimit tuaj, mos lini objekte, çanta ose qese të pambikëqyrura në makinë:
sigurohuni që ato të mbahen sa më të sigurta pasi, në rast aksidenti, mund të
shkaktojnë lëndime.
• Gjatë udhëtimit tuaj, të gjithë personat në makinë duhet të vendosin rrip sigurimi
sipas ligjit në fuqi në shtetin e përdorimit: në rast aksidenti, ata mund ta lëndojnë
padashur fëmijën edhe në rast se ndenjësja e fëmijës është përdorur si duhet.
• Asnjëherë mos e hiqni fëmijën nga ndenjësja kur automjeti është në lëvizje; në rast
nevoje, ndaloni sa më shpejt të jetë e mundur në një vend të sigurt.
• Çdo rregullim i sediljes së makinës nga shoferi është i ndaluar gjatë udhëtimit. Në
rast nevoje, ndaloni sa më shpejt të jetë e mundur në një vend të sigurt.
• Kur udhëtoni, asnjëherë mos e mbani fëmijën në krahë ose mos e lini të ulet jashtë
ndenjëses.
• Asnjëherë mos e lini fëmijën në automjet pa mbikëqyrje.
• Kur dilni nga makina, qoftë edhe për kohë të shkurtër, sigurohuni që të merrni
gjithmonë fëmijën me vete.
• Sigurohuni që jeni gjithmonë në anën e trotuarit kur vendosni fëmijën në ndenjësen
e makinës.
• Rekomandohet që automjeti të drejtohet në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme:
ndenjësja e fëmijës për makinë është një sistem qëndrimi i efektshëm por nuk është
e mjaftueshme që të shmangë e vetme lëndimet serioze në rast të një përplasjeje të
fortë. Ju lutem mbani parasysh se aksidentet, edhe ato që ndodhin në shpejtësi të
ulët, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme për të gjithë pasagjerët e makinës.
• Gjithmonë mbajeni ndenjësen e makinës të shtrënguar me sediljen e automjetit
edhe kur ndenjësja e fëmijës është bosh.
• Kur automjeti është plot, pasagjerët më të lehtë duhet të ulen mbrapa dhe ata më
të rëndë përpara.
• Makina brenda mund të nxehet shumë nëse automjeti lihet në diell. Mbulojeni
ndenjësen e fëmijës me peshqir kur nuk e përdorni për të mos lejuar që pjesët e saj të
nxehen tepër dhe të dëmtojnë lëkurën delikate të fëmijës suaj.
• Gjatë udhëtimeve të gjata, bëni pushime të shpeshta pasi fëmija lodhet shpejt.
184

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido