Udhëzues përdorimi
SQ
Përdorim i lejuar
Radiatori lejohet të përdoret vetëm për ngrohjen e hapësirave të
brendshme si dhe për tharjen/ngrohjen e tekstileve që përballojnë
temperaturat. Çdo përdorim tjetër nuk është i lejuar.
Përdorim i gabuar
Radiatori nuk duhet të përdoret si mjet ndihmës për ngjitje.
Udhëzime për sigurinë
Rrezik djegjeje në sipërfaqet e nxehta!
Sipërfaqet e radiatorit dhe kontakteve mund të nxehen
deri në 90 ºC.
▸
Bëni kujdes kur prekni radiatorin.
▸
Mbroni fëmijët tuaj.
Rrezik përvëlimi nga uji i nxehtë që
spërkatet jashtë!
Radiatori është i pajisur me një valvul automatike
ajrimi.
▸
Mos e manipuloni valvulën e ajrimit, për të siguruar
padepërtueshmërinë e radiatorit.
Në fushën e nxehtësisë gjenden magnete, të cilët mund
të shuajnë bartësit magnetik të informacionit, si p.sh.
kartat bankare.
Montimi dhe riparimet
▸
Montimin dhe riparimet lërini t'i kryejë një profesionist i
specializuar, në mënyrë që të mos humbisni të drejtat e
garancisë.
▸
Gërvishtjet e vogla në sipërfaqen e grilës mund t'i zhdukni
me anën e një lampustili me vernik.
Pastrimi
▸
Respektoni udhëzimet e mëposhtme lidhur me pastrimin.
Mirëmbajtja
Radiatori nuk ka nevojë për mirëmbajtje.
Ankesat
Ne ju ndihmojmë me kënaqësi në zgjidhjen e problemeve. Të
drejtat e blerjes mund t'i kërkoni vetëm te shitësi, tek i cili keni
blerë produktin.
Hedhja
▸
Radiatorët e nxjerrë jashtë përdorimit së bashku me aksesorët
e tyre, hidhini sipas rregullave të ricikilimit ose rregullores së
hedhjes së mbeturinave. Respektoni rregulloret lokale.
Aksesor që mund të meren sipas dëshirës
•
Varëse peshqiri (42516000) dhe çengelë (42515000)
(të përshtatshëm vetëm për temperaturat maksimale deri
në 60 °C)
•
Pasqyrë e palosshme (42513000)
•
Lampustil me vernik (95499000)
52
Udhëzues montimi
SQ
Grupi i synuar
Radiatori lejohet të montohet vetëm nga një profesionist i
specializuar.
Udhëzime për sigurinë
▸
Përpara montimit, lexojeni udhëzuesin e përdorimit dhe
montimit deri në fund.
▸
Pas montimit, lërjani udhëzuesin klientit.
Rrezik shtrëngimi!
▸
Radiatorin transportojeni dhe montojeni me
ndihmën e një personi të dytë.
▸
Vishni veshje, doreza dhe këpucë mbrojtëse.
Rrezik plagosjeje tek skajet e mprehta!
▸
Vishni doreza mbrojtëse.
Rrezik për jetën!
▸
Kontrolloni gjendjen e linjave të furnizimit (korrentin,
gazin, ujin).
▸
Mos i shponi tubacionet.
Kushtet e përdorimit
Radiatori mund të vihet në punë në sisteme me një tub ose me
dy tuba.
▸
Vendoseni radiatorin vetëm në sisteme ngrohjeje të mbyllur.
▸
Për cilësinë e ujit (fortësia maksimale e ujit, vlera-pH)
referojuni VDI 2035 "Shmangia e dëmeve në pajisjet
ngrohëse me ujë të ngrohtë".
▸
Radiatorët ruajini dhe transportojini vetëm në ambalazh.
Shihni udhëzimet e shënuara tek ambalazhi.
▸
Zëvendësoni valvulat e ajrimit dhe mos i mbuloni me një
kapak.
Riparimet
Pjesët e këmbimit (→ Fig. A)
Hedhja
▸
Hidhni ambalazhet sipas rregullave të ricikilimit ose
rregullores së hedhjes së mbeturinave. Respektoni rregulloret
lokale.
Karakteristikat teknike
Presioni i punës
Presioni i kontrollit
Qarkullimi i ujit
Temperatura e ujit në
qarkullim
Rendimenti i nzehtësisë
(75 °C/65 °C/20 °C)
Masa dhe ndërfaqet
Pesha
Kapaciteti i ujit
maksimumi 10 bar (1000 kPa)
13 bar (1300 kPa)
I mundur djathtas ose majtas
maksimumi 90 °C
982 W
→ Fig. B
•
Fusha e ngrohjes pa grilë: 28 kg
•
Radiatori pa ujë: 36 kg
4,5 l