Filtri antiyndyrë
Fig. 1-8
Nëse është vendosur nga ana e brendshme e grilës mbajtëse,
mund të jetë i tipeve të mëposhtme:
Filtri prej letre duhet të zëvendësohet një herë në muaj ose
nëse është i ngjyrosur në anën e sipërme, kur ngjyra del nga
vrimat e grilës.
Filtri metalik duhet të pastrohet një herë në muaj, me ilaç
larës të butë, me dorë ose në makinën larëse me temperaturë
të ulët dhe në një cikël të shkurtër.
Gjatë larjeve në makinën larëse filtri antiyndyrë mund të
humbasë ngjyrë, por nuk i ndryshojnë aspak karakteristikat e
filtrimit.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 6
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a
shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së
pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
Zëvendësimi i Llambave
Aspiratori ka nje sistem ndriçimi qe bazohet ne teknologjine
LED.
LED garantojne nje ndriçim optimal,qe zgjat deri 10 here me
shume se te llambave tradizionale dhe japin mundesine te
kursehet 90% i energjise elektrike.
Sistemi i ndriçimit nuk është i zëvendësueshëm për
përdoruesin, në rast të keqfunksionimeve kontaktoni
shërbimin e ndihmës.
86