Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin
1
Mos përdorni avull ose materiale
pastrimi me avull për pastrimin e
frigoriferit dhe për shkrirjen e akullit
brenda. Avulli mund të bjerë në
kontakt me zonat me elektricitet dhe të
shkaktojë një qark të shkurtër ose një
goditje elektrike!
Mos e lani produktin duke spërkatur
ose duke derdhur ujë mbi të! Rrezik i
goditjes elektrike!
Në rast defekti, mos e përdorni
produktin, pasi mund të shkaktojë
një goditje elektrike. Kontaktoni me
shërbimin e autorizuar para se të bëni
ndonjë veprim.
Vendoseni produktin në një prizë me
tokëzim. Tokëzimi duhet të realizohet
nga një elektricist i kualifikuar.
Nëse produkti ka ndriçim të tipit LED,
kontaktoni me shërbimin e autorizuar
për ndërrimin e tij ose në rast të ndonjë
problemi.
Mos i prekni ushqimet e ngrira me
duar të njoma! Ato mund të ngjiten në
duar!
Mos vendosni lëngje në shishe dhe
kanoçe në ndarjen e ngrirësit. Ato
mund të çahen!
Vendosini lëngjet në një pozicion
vertikal pasi ta mbyllni mirë kapakun.
Mos spërkatni me substanca të
djegshme pranë produktit, pasi mund
të digjet ose të shpërthejë.
Mos mbani materiale të djegshme dhe
produkte me gaze të djegshme (me
spërkatje, etj.) në frigorifer.
Mos vendosni kontejnerët me lëngje mbi
produkt. Derdhja e ujit mbi një pjesë me
elektricitet mund të shkaktojë goditje
elektrike dhe rrezik zjarri.
Ekspozimi i produktit në shi, borë, rrezet
1
e diellit dhe erë do të shkaktojë rreziqe
nga elektriciteti. Kur të ndryshoni vendin
e produktit, mos e tërhiqni nga doreza e
derës. Doreza mund të këputet.
Tregoni kujdes që të shmangni kapjen
e ndonjë pjese të trupit ose duart në
ndonjë pjesë të lëvizshme brenda
produktit.
Mos shkelni apo mbështeteni mbi derë,
rafte dhe pjesë të tjera të ngjashme të
frigoriferit. Kjo do të bëjë që produkti
të bjerë dhe të shkaktoni dëmtimin e
pjesëve.
Tregoni kujdes që të mos e kapni
kabllon elektrike.
Kur vendosni aparatit, sigurohuni që
kordoni i furnizimit të mos jetë i bllokuar
ose dëmtuar.
Mos vendosni priza të shumta portative
ose furnizime të lëvizshme në pjesën e
pasme të aparatit.
Fëmijët të moshës prej 3 deri 8 ju
lejohet të mbushin dhe të boshatisin
pajisjet frigoriferike.
Për të shmangur kontaminimin e
ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet
e mëposhtme:
4 / 38 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit