Zgjidhja E Problemeve - Skil 0732 Manual Original

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 35
! sigurohuni që rrotulla të jetë vendosur mirë në
vend dhe më pas nxirrni të dyja fijet nga foletë X
duke i tërhequr fort
- montoni sistemin e rrotullës në pajisje
• Ndërrimi i rrotullës^
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- thjesht hiqni/montoni rrotullën e vjetër/e re si në
ilustrim
- përdorni vetëm bobinën 2610Z07373 nga SKIL për
këtë pajisje (dëmtimi nga përdorimi i bobinave të
tjera përjashtohet nga garancia)
- pas zëvendësimit të rrotullës, provoni veglën për të
paktën një minutë pa ngarkesë për t'u siguruar që
vegla punon si duhet
! sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta
vendosni në prizë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i
energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
kenë ndaluar plotësisht
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni thikën prerëse të fijeve K 2 dhe mbrojtësen e
prerjes D 2 pas çdo përdorimi
- pastroni të çarat e ajrosjes M 2 rregullisht me një
furçë ose me ajër të ngjeshur
• Kontrolloni rregullisht kushtet e thikës prerëse dhe
shtrëngimin e dadove, bulonave dhe vidave
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose
të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Magazinimi &
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit N me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla nuk funksionon
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një
prizë tjetër
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
★ Vegla punon me ndërprerje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
★ Vegla dridhet në mënyrë jo normale
- bari shumë i lartë -> pritni me faza
★ Vegla nuk pret
- fija shumë e shkurtër/e këputur -> futeni fijen në
mënyrë manuale
★ Fija nuk mund të dalë
- rrotulla bosh -> ndërroni rrotullën
- fija e ngatërruar brenda rrotullës -> kontrolloni
rrotullën; mblidheni nëse duhet
★ Fija nuk pritet në gjatësinë e duhur -> hiqni kapakun nga
thika e prerjes
★ Fija vazhdon të këputet
- fija e ngatërruar brenda rrotullës -> kontrolloni
rrotullën; mblidheni nëse duhet
- prerësja e përdorur gabim -> prisni vetëm me majën e
fijes; shmangni gurët, muret dhe objektet e tjera të
forta; nxirrni rregullisht fijet
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 9 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURMA / VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60335, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 84,3 dB(A) (pasiguria K = 2,5
dB) dhe niveli i fuqisë së tingullit 92,3 dB(A) (pasiguria
K = 0,9 dB) dhe vibrimi 4,9 m/s² (shuma vektor i tre
drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60335; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
98

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido