Zgjidhja E Problemeve - Skil 0731 Manual Original

Ocultar thumbs Ver también para 0731:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 34
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose
të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Magazinimi (
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit M me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një
qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla nuk funksionon
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një
prizë tjetër
- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin
zgjatues
★ Vegla punon me ndërprerje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
★ Vegla dridhet në mënyrë jo normale
- bari shumë i lartë -> pritni me faza
★ Vegla nuk pret
- fija shumë e shkurtër/e këputur -> nxirrni fijen duke e
fikur dhe ndezur veglën
★ Fija nuk mund të dalë
- rrotulla bosh -> ndërroni rrotullën
- fija e ngatërruar brenda rrotullës -> kontrolloni
rrotullën; mblidheni nëse duhet
★ Fija vazhdon të këputet
- fija e ngatërruar brenda rrotullës -> kontrolloni
rrotullën; mblidheni nëse duhet
- prerësja e përdorur gabim -> prisni vetëm me majën e
fijes; shmangni gurët, muret dhe objektet e tjera të
forta; nxirrni rregullisht fijet
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEkLARATA E kONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky
produkt i përshkruar në "Të dhëat teknike" është në
përputhje me standardet ose dokumentet e
standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN
55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/
EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2000/14/EC, 2011/65/EU
• Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),
4825 BD Breda, Holandë
31.07.2013
ZHURMA/VIBRIMI
• E matur në përputhje me EN 60335, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 75 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 95 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi 2,9 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
• Matur në përputhje me 2000/14/EC (EN/ISO 3744) niveli
i garantuar i fuqisë së zërit LWA është më i ulët se 96
dB(A) (procedura e vlerësimit të konformitetit në
përputhje me Shtojcën VI)
Organizmi i njoftuar : KEMA, Arnhem, NL
Numri i identifikimit të organizmit të njoftuar : 0344
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60335; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
99

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido