Skil F0150770 Manual Original página 87

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 33
- zëvendësoni ose riparoni çdo pjesë të dëmtuar
- kontrolloni dhe shtrëngoni çdo pjesë të liruar
• Mos lejoni që materialet e përpunuara të mblidhen në
zonën e shkarkimit; kjo mund të pengojë shkarkimin si
duhet dhe mund të shkaktojë kthimin e materialeve
nëpërmjet vrimës së ushqimit të materialeve
• Nëse pajisja bllokohet, fikeni, lëreni thikën e prerjes që të
ndalojë dhe shkëputeni spinën para se të pastroni copat
• Mbajeni vrimat e ftohjes së motorit të pastra nga copat
dhe mbetjet e tjera për të parandaluar dëmtimin e motorit
apo ndonjë zjarr të mundshëm
• Mos e anoni apo transportoni pajisjen kur motori është
duke punuar
PËRDORIMI
• Udhëzimet për montimin #
- montoni rrotat me dy çelësat A e përfshirë dhe
montoni pajisjen si në ilustrim
- poziciononi qesen mbledhëse B poshtë daljes së
shkarkimit C
- montoni mbajtësen e shtytësit D
• Ndezje/Fikje $
- ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin E në
pozicionin "I"/"O"
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
- lëreni thikën prerëse të ndalojë së rrotulluari para se ta
ndizni përsëri
! pajisja nuk do të ndizet nëse çelësi i sigurisë F
nuk është shtrënguar plotësisht
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
• Mbrojtja nga rindezja
- pas një defekti në furnizimin me energji, pajisja nuk do
të rindizet vetë
- përdorni çelësin E $ për të rindezur pajisjen
• Mbrojtja nga mbingarkesa
Mbingarkesa (p.sh. bllokimi i thikës së prerjes) mund të
shkaktojë një ndalim të pajisjes
- prisni për pak kohë para se ta ndizni përsëri pajisjen
- rindizeni pajisjen duke shtypur në fillim butonin G $
dhe më pas çelësin E $
• Procesi i grirjes %
- futni materialet që do të copëtohen në vrimën e hyrjes
së materialit H
- futni vetëm aq materiale sa vrima e ushqimit të mos
bllokohet
! materialet e gjata mund të lëvizin jashtë kur të
priten
! copa të vogla të materialeve të grira mund të
kërcejnë nga vrima e hyrjes së materialeve
! mbani syze sigurie, mbrojtëse për veshët dhe
doreza mbrojtëse kur përdorni këtë pajisje
- mos futni mbeturina të buta, si mbetjet e kuzhinës, në
pajisjen grirëse
- sigurohuni që materialet e copëtuara të mund të bien
lirisht nga vrima e shkarkimit C
- sigurohuni që vrimat e ajrimit J 2 nuk do të mbulohen
nga qesja e mbledhjes ose nga materialet e copëtuara
- shmangni bllokimin e daljes C me materiale të grira
pasi kjo mund të shkaktojë kthimin e materifaleve
nëpërmjet vrimës së ushqimit H
• Lirimi i bllokikmit ^
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- lironi çelësin e sigurisë F dhe hapni pajisjen si në
ilustrim
- pastroni zonën e thikës (hiqni copat e ngjeshura me
një mjet druri ose plastik)
- pastroni edhe daljen C nga copat
- mbylleni pajisjen dhe shtrëngoni fort çelësin e sigurisë
F
• Kthimi/ndërrimi i thikës së prerjes &
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- thika e prerjes ka një anë prerëse në të dyja anët;
kështu që nëse njëra anë humbet mprehtësinë e saj,
mund të përdoret ana tjetër
- zëvendësoni thikën e prerjes kur të dyja anët të jenë të
topitura (numri i pjesës së ndërrimit nga SKIL
2610Z02553, shënuar YAT 8231-545201)
- lironi çelësin e sigurisë F dhe hapni pajisjen si në
ilustrim
- lironi të dy bulonat e thikës me çelësin heksagonal L
kur të përdorni pllakën metalike M si mbështetje
- ktheni dhe montoni thikën e prerjes si në ilustrim
- shtrëngoni të dy bulonat e thikës me çelësin
heksagonal L kur të përdorni pllakën metalike M si
mbështetje
- mbylleni pajisjen dhe shtrëngoni fort çelësin e sigurisë
F
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për rezultate më të mira, grijini degët e njoma menjëherë
pasi të priten
• Përdorni shtytësin K për futjen e materialeve të buta *
• Mbeturinat e buta të kopshtit grijini në sasi më të vogla,
veçanërisht kur janë të lagura
• Bllokimet mund të shmangen duke grirë vazhdimisht
degë
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mirëmbajeni pajisjen me kujdes dhe mbajeni të pastër
- sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
! shkëputni spinën para pastrimit
• Kontrolloni rregullisht për defekte, si lirimi, zhvendosja
ose dëmtimi i thikës, lirimi i kapjeve dhe konsumi ose
dëmtimi i elementeve përbërës
• Zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara për
arsye sigurie
• Shmangni përkuljen e bllokuesit të sigurisë N ( që mund
të shkaktojë mosfunksionimin e pajisjes
• Fikeni gjithmonë pajisjen, lëreni thikën e prerjes që të
ndalojë, hiqni spinën dhe lëreni pajisjen që të ftohet para
se ta kontrolloni, rregulloni, riparoni dhe/apo magazinoni
pajisjen
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të mbyllura në një
vend të thatë
• Kur kryeni shërbimin e njësisë së grirjes, kini parasysh
se, megjithëse motori nuk do të ndizet për shkak të
veçorisë së bllokimit të sigurisë, njësia e grirjes mund të
lëvizet ende me dorë
87

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0770

Tabla de contenido