Skil 0805 Manual Original página 103

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 33
PËRDORIMI
Montimi 5
- vendosni bërrylin e lidhjes A/bashkuesin e zorrës B te
dalja e pompës
- lidhni një zorrë 25 mm (1") me bashkuesin e zorrës B
- për të lejuar përdorimin e diametrave të tjerë të zorrës,
prisni majat e bashkuesit universal të zorrës si në
ilustrim
- për rezultate optimale, përdorni një zorrë me diametër
32 mm (1 1/4") dhe me gjatësi sa më të shkurtër (kini
parasysh se pas fikjes, uji i mbetur në zorrë do të rrisë
thellësinë e ujit të mbetur)
- kur përdorni një zorrë 32 mm (1 1/4") ose 25 mm (1"),
ne rekomandojmë ta shtrëngoni me një fashetë shtesë
për zorra
Funksionimi i pajisjes 6
- vendoseni pompën në një sipërfaqe të qëndrueshme
në ujin që do të transferoni (ose përdorni një litar te
doreza mbajtëse C për ta zhytur pompën në një pus)
! sigurohuni që çelësi i pluskimit D të mund të
lëvizë lirshëm
- ajri mund të dalë nëpërmjet valvulës së daljes së ajrit
E dhe nën ujë mund të shfaqen flluska ajri
- mund të duhen disa sekonda që të largohet ajri kur
pompa zhytet në ujë për herë të parë
- prisni deri sa të zhduken flluskat e ujit
- vendoseni spinën e kabllos elektrike F te priza
elektrike
! këtë pajisja me tokëzim lidheni vetëm me një
rrjet elektrik të tokëzuar si duhet; sigurohuni që
priza dhe kablloja zgjatuese të kenë një përcjellës
mbrojtës funksional
Modaliteti automatik 6
- çelësi i pluskimit D e ndez automatikisht pompën kur
niveli i ujit e kalon lartësinë e ndezjes
- çelësi i pluskimit D e fik përsëri pompën kur niveli i ujit
bie nën lartësinë e fikjes
Rregullimi i lartësisë së ndezjes dhe fikjes 6
- shtyjeni kabllon e çelësit të pluskimit G në mbajtësen
e kabllos H
- sa më e shkurtër të jetë gjatësia e kabllos midis çelësit
të pluskimit D dhe mbajtëses së kabllos H, aq më e
ulët do të jetë lartësia e ndezjes dhe më e lartë lartësia
e fikjes
! sigurohuni që gjatësia e kabllos midis çelësit të
pluskimit D dhe mbajtëses së kabllos H të jetë të
paktën 10 cm
Modaliteti manual 7
- ndizeni pompën në mënyrë manuale duke ngritur
çelësin e pluskimit D
- kini parasysh se niveli i ujit duhet të jetë mbi 30-40 mm
(0805) / 70-80 mm (0810) për t'u siguruar që pompa
mund të tërheqë ujin
- fiksojeni/mbajeni çelësin e pluskimit D në mënyrë
vertikale mbi pompën
! për sa kohë që çelësi i pluskimit të jetë i
pozicionuar vertikalisht mbi pompën, pompa do
të vazhdojë të funksionojë pavarësisht nga niveli
i ujit
- thellësia minimale e ujit të mbetur (afro 5 mm 0805
/ 35 mm 0810) mund të arrihet vetëm në modalitetin
manual, sepse çelësi i pluskimit e fik pompën në një
fazë më përpara kur është në modalitetin automatik
- vëzhgojeni pompën gjatë të gjithë kohës gjatë
modalitetit manual
! hiqeni menjëherë pompën nga priza kur ajo
ndalon thithjen e ujit (shmangni funksionimin në
të thatë)
Mbrojtja termale
- mbrojtja termale e integruar e fik motorin në rast të
mbinxehjes
- pas një faze ftohjeje për afro 15-30 minuta, pompa
ndizet automatikisht
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
Nëse pajisja ka defekt, pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i
pajisjes janë të paraqitura në www.skil.com)
Magazinimi
- ruajeni pajisjen larg nga fëmijët në një vend ku
temperatura e ambientit nuk i kalon 40°C apo bie nën
0°C
! ngrica do ta dëmtojë një pompë që nuk është
plotësisht e boshatisur nga uji
Pastroni rregullisht bazën e thithjes dhe ventilatorin e
motorit 8
! shkëputni spinën para pastrimit
- lironi 3 vidhat J dhe hiqni bazën e thithjes K (0805)
- lironi në vijim 3 vidhat L, hiqni kapakun M, lironi 3
vidhat J dhe hiqni bazën e thithjes K (0810)
- pastroni bazën e thithjes K dhe ventilatorin e motorit
- për montimin e bazës së thithjes K kryejeni procesin
në rend të kundërt
- sigurohuni që unaza e gomës N të jetë vendosur si
duhet (0810)
Shpëlajeni pompën me ujë të pastër pasi ta keni
përdorur pompën për ujë me klor në pishina ose për
lëngje të tjera që lënë mbetje të tjera
MJEDISI
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 3 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
103

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0810

Tabla de contenido