• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një
reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë
pajisjen.
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me
një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit
(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë
doreza ndihmëse G 2 dhe mbani një pozicionim të
sigurt
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 4
• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 5
Me anë të rrotës B shpejtësia maksimale mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-6)
• Aktivizimi i çelësit të rrotullimit C 6
- shtypni butonin D për të zhbllokuar çelësin C
- kalojeni çelësin C në anën e poshtme te pozicioni "1"
deri sa të kërcasë
! mos e rrotulloni çelësin C në anën e sipërme
! filloni të punoni vetëm kur çelësi C të jetë i
bllokuar
• Aktivizimi i çelësit të çekiçit E 7
- rrotulloni çelësin E në anën e sipërme te pozicioni "1"
! mos e rrotulloni çelësin E në anën e poshtme
• Funksionimi i veglës 8
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- për gërryerje, shikoni në paragrafin përkatës
- për shpim me goditje vendoseni çelësin C në
pozicionin "1" dhe çelësin E në pozicionin "1"
- për shpim normal si dhe për vidhosje, vendoseni
çelësin C në pozicionin "1" dhe çelësin E në pozicionin
"0" dhe përdorni përshtatësin J 2
- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar
pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në
kontakt me materialin e punës
- rezultatet më të mira të shpimit me goditje mund t'i
arrini me vetëm pak shtypje mbi pajisje, e nevojshme
për ta mbajtur të aktivizuar freksionin autoamtik;
rendimenti i shpimit nuk do të rritet duke ushtruar më
shumë trysni mbi pajisje
• Gërryerja 9
! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të
jetë e fikur dhe spina e shkëputur
- në fillim vendosni çelësin E si dhe çelësin C në
pozicionin "1"
- rrotulloni daltën në pozicionin e dëshiruar
- më pas mbajeni çelësin E në pozicionin "1", por
vendoseni çelësin C në pozicionin "0"
• Montimi i përshtatësit J 0
! pastroni dhe lubrifikoni pak përshtatësin SDS+
para lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese F 2 dhe futni
përshtatësin në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe
shtyrë deri sa të vendoset; përshtatësi do të bllokohet
automakisht në pozicionin përkatës
- tërhiqeni përshtatësin për të kontrolluar nëse është
bllokuar si duhet
• Ndërrimi i puntove !
! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin SDS+ para
lidhjes
- tërhiqni këmishën bllokuese F 2 dhe futni aksesorin
në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri
sa të vendoset; aksesori do të bllokohet automakisht
në pozicionin përkatës
- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar
si duhet
107