278
Shqip
- Mos e karikoni produktin në ambiente të jashtme
ose pranë sipërfaqeve të nxehta.
- Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse.
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e
dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës.
- Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni
me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit keni
gjakosje të tepërt, nëse gjakosja vazhdon edhe pas
1 jave përdorimi ose nëse keni shqetësime ose
dhimbje.
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në
mishrat e dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar,
konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të
përdorni pajisjen.
- Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të
implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e
pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me
mjekun përpara përdorimit të pajisjes.
- Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk
synohet të përdoret nga pacientë të shumtë në
klinika apo institucione dentare.
- Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të
shtypura ose të përthyera. Ndërroni kokën e furçës
çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja
konsumimi.
- Nëse pasta e dhëmbëve përmban peroksid, sodë
buke ose bikarbonat (të zakonshëm në pastat
zbardhuese të dhëmbëve), pastroni mirë kokën e
furçës me sapun dhe ujë përpara çdo përdorimi.
Kështu parandalohet krisja e mundshme e
plastikës.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet
që përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi.
Kontakti mund të çojë në shkuljen e fijeve të
furçës.
- Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në
temperaturë nga xx °C deri në xx °C.
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos
i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit
apo ndaj temperaturave të larta.