Udhëzime Të Rëndësishme Të Sigurisë - VOX electronics HT-9920R Manual De Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 25
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
1. Lexoni me kujdes këtë udhëzim para përdorimit të pajisjes dhe ruane për përdorim të mëtejmë.
2. Mbani pajisjen largë nga uji. Mos e përdorni në afërsi ose mbi ujë që gjendet në vaska, lavamane,
enëlarëse, etj. Afërsia e ujit paraqet rrezik, edhe kur pajisja është e shkyqur.
3. Mos lini gjësende të metalit në grilat e ajrit, sepse kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
4. Para përdorimit të pajisjes kontrolloni nëse tensioni i rrymës i përgjigjet tensionit të vetë
pajisjes.
5. Nëse tensioni i dhënë në tabelë i përgjigjet tensionit të pajisjes tuaj, mund ta shkyqni pajisjen.
6. Kontrolloni rregullisht gjendjen e kabllit të rrymës. Mos e përdorni pajisjen nëse priza, kablli i
rrymës ose vetë pajisja janë të dëmtuara.
7. Nëse kablli i rrymës është i dëmtuar, atë duhet ta zëvendësojë servisi i autorizuar ose personi i
kualifikuar, për të parandaluar rrezikun.
8. Kjo pajisje nuk është dedikuar për përdorim nga ana e personave (duke përfshirë fëmijët) me
aftësi të zvogëluara shqisore ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurive, përvec
nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse më parë kanë marrë udhëzime për përdorimin e pajisjes
nga personat përgjegjës për sigurinë e tyre.
9. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me këtë pajisje.
10. Asnjëherë mos i hapni hapësirat për hyrje dhe dalje të ajrit.
11. Në rast të tejngrohjes së pajisjes, ai do të shkyqet automatikisht. Hiqeni pajisjen nga rryma dhe
lini që të ftohet për disa minuta. Para se të kyqni pajisjen përsëri, gjithsesi kontrolloni nëse grilat
e ajrit janë të bllokuara me flokë, qime, etj.
12. Gjithmonë shkyqni pajisjen para se ta lëshoni nga dora, qoftë edhe për një moment.
13. Mos e përdorni pajisjen për tharjen e flokëve artificiale.
14. Përdorne këtë pajisje vetëm për qëllime për të cilat është dedikuar.
15. Pas përdorimit, gjithmonë shkyqeni kabllin nga rryma.
16. Mos e mbështillni kabllon e rrymës rreth pajisjes.
- Çmbështillni kabllin e rrymës.
- Vendosni koncentrues në tharësen e flokëve.
- Futni kabllin e pajisjes në prizë.
- Përzgjidhni regjimin e dëshiruar për të vënë pajisjen në funksion.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido