Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
(Vetëm për kutitë e baterisë me "B" në fund të numrit të
modelit.) (Fig. 3)
Shtypni butonin e kontrollit (11) në kapakun e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat e
treguesit (10) ndizen për pak sekonda.
Llambat e treguesit
Të ndezura
Të fikura
015658
SHËNIM:
• Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës
së ambientit, treguesi mund të ndryshojë pak nga
kapaciteti aktual.
Montimi i mbajtëses së baterisë në
jelekun me ngrohje
për CV100D (Fig. 4)
Bashkoni mbajtësen e baterisë me kabllon elektrike të
jelekut. Vendoseni mbajtësen e baterisë në xhepin e
mbajtëses së baterisë.
për DCV200 (Fig. 5)
Mund ta varni mbajtësen e baterisë në rrip.
Fillimisht kaloni kabllon elektrike të jelekut në vrimën
brenda xhepit të mbajtëses së baterisë dhe lidhni
mbajtësen e baterisë me kabllon elektrike të jelekut. Më
pas, vareni mbajtësen e baterisë në rrip.
Lidhja e pajisjes USB (vetëm për DCV200)
(Fig. 6)
KUJDES:
• Lidhni vetëm pajisje që përputhen me burim energjie
DC 5 V, 2,1 A në folenë USB të furnizimit me energji.
Përndryshe, ajo mund t'i shkaktojë defekt mbajtëses së
baterisë.
Mbajtësja e baterisë (me baterinë) mund të funksionojë si
furnizim i jashtëm me energji për pajisjen USB. Lidhni
kabllon USB (nuk përfshihet) me folenë e furnizimit me
energji të mbajtëses së baterisë. Më pas, lidhni skajin
tjetër të kabllos me pajisjen. Për lehtësi përdorimi, kablloja
Kapaciteti i
mbetur
Duke
pulsuar
75% deri në
100%
50% deri në 75%
25% deri në 50%
0% deri në 25%
Ngarkoni
baterinë.
Bateria mund të
ketë
keqfunksionuar.
USB mund të vendoset brenda jelekut, duke përdorur
vrimën e xhepit dhe mbajtësen e kabllos.
SHËNIM:
• Përpara se të lidhni pajisjen USB me ngarkuesin,
rezervoni gjithmonë të dhënat e pajisjes USB.
Përndryshe, ka mundësi të humbisni të dhënat.
• Ngarkuesi mund të mos i furnizojë me energji disa
pajisje USB.
• Prisni 10 sekonda përpara se të ngarkoni pajisjen tjetër
të radhës.
• Gjatë kohës që nuk është në përdorim ose pas
ngarkimit hiqni kabllon USB dhe mbyllni kapakun.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që jeleku të jetë fikur dhe që kutia e
baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni inspektim apo
mirëmbajtje.
Nëse jeleku nuk ndizet ose nëse ka defekt në kutinë
plotësisht të ngarkuar të baterisë, pastroni terminalet e
mbajtëses së baterisë dhe kutinë e baterisë. Nëse jeleku
vazhdon të mos funksionojë siç duhet, ndaloni përdorimin
e jelekut dhe kontaktoni qendrën tonë të autorizuar të
shërbimit.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim
me veglën Makita të përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve apo i shtojcave të tjera mund të
përbëjë rrezik lëndimi të personave. Përdorini aksesorët
ose shtojcat vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse ju nevojiten të dhëna të tjera në lidhje me aksesorët,
pyesni në qendrën lokale të shërbimit të Makita-s.
• Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketë si aksesorë standardë. Ata mund të ndryshojnë
nga njëri shtet në tjetrin.
113