Udhëzime sigurie
•
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
•
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm
për mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të
rëndohet me objekte të tjera!
•
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
sistemin e dushit pa qenë nën mbikëqyrje. Personat
që janë nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk
duhet ta përdorin sistemin e dushit.
•
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
•
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse.
Duhet të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
•
Sistemi i dushit duhet të përdoret vetëm qëllimet e
banjave, të higjienës dhe të larjes së trupit.
•
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të
ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Montimi (shikoni faqen 34 deri në faqen 37)
•
Kujdes! Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe
kontrolluar në bazë të normave të vlefshme.
•
Gjatë montimit të produktit nga ana e personit
të kualifikuar duhet pasur parasysh që e gjithë
sipërfaqja mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet
të ketë hapësira mes pllakave). Mbi të gjitha muri
duhet të jetë i përshtatshëm për montim dhe nuk
duhet të ketë pika të dobëta. Vidhat dhe kunjat e
bashkangjitura janë të përshtatshme vetëm për beton.
Te përbërja tjetër murore të merren parasysh të
dhënat e prodhuesit të kunjave.
•
Njësia e montuar e filtrit duhet përdorur për të
garantuar një rendiment rrjedhjeje të spërkatëses
së dorës në bazë të normës si dhe për të evituar
thithjen e papastërtive nga rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet
mund të ndikojnë në mënyrë negative në dhe mund
të dëmtojnë pjesët funksionale të spërkatëses së
dorës. Hansgrohe nuk mban përgjegjësi për dëmet e
shkaktuara në këtë mënyrë.
•
Nëse është e nevojshme, tubi midis termostatit dhe
dushit mund të shkurtohet në pjesën e poshtme me një
sharrë të imët.
•
Garantohet funksioni optimal vetëm në kombinim
me spërkatëset Hansgrohe si dhe zorrat e dushit
Hansgrohe.Zorra e dushit mund të përdoren vetëm
për lidhjen e spërkatëseve me armaturën. Ndalohet
bllokimi pas zorrës në drejtim të rrjedhjes!
Shqib
Justimi (shih faqen 38)
Korrigjimi është i domosdoshëm kur temperatura e matur
në vendmarrje ndryshon nga temperaturës e zgjedhur
në termostat.
Mirëmbajtja
•
Për të lehtësuar përdorimin e njësisë rregulluese,
termostati do të duhej çuar herë pas here nga shumë i
ngrohtë në shumë të ftohtë.
•
Në bazë të normës DIN 1988 duhet të kontrollohet
njëherë në vit funksionimi i penguesve të qarkullimit
në drejtim të kundërt (8). Kontrolloni me këtë rast
edhe mbledhësit e papastërtive të cilët ndodhen në
njësinë rregulluese MTC (6,1). Pas montimit të njësisë
rregulluese MTC (6) kontrolloni patjetër temperaturën
në dalje, siç e kemi përshkruar në pikën „justimi".
Para kësaj kontrolloni patjetër se a është i ndezur
furnizimi me ujë të ngrohtë dhe a caktuar temperatura
maksimale në pikën nga del uji i ngrohtë. (shih faqen
38)
Të dhëna teknike (shikoni faqen 2 deri në faqen
4)
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
Përmasat e lidhjeve:
Lidhjet G ½":
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Armaturat Hansgrohe mund të përdoren në kombinim
me ngrohësit elektrikë të ujit të drejtuar në mënyrë
hidraulike dhe termike, nëse presioni e rrjedhjes është së
paku 0,15 MPa.
Pjesët e servisit (shih faqen 40)
Përdorimi (shih faqen 39)
Funksionet e sigurisë (shih faqen 42)
Pastrimi (shih faqen 43)
max. 1 MPa
0,1 – 0,5 MPa
max. 80° C
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
1,6 MPa
65° C
150 mm