Transportimi
Ndalojeni motorin gjatë transportit. Ndryshe,
1.
ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim.
2.
Kur e transportoni makinerinë, gjithmonë
vendosni kapakun te fleta prerëse. Kontakti me
fletët e zhveshura rezulton në lëndim.
3.
Siguroni pozicionimin e sigurt të makinerisë
gjatë transportimit me makinë për të shmangur
rrjedhjen e karburantit.
4.
Ngrijeni të gjithë makinerinë nga toka kur e
transportoni makinerinë. Zvarritja e makinerisë
shkakton dëmtim të serbatorit të karburantit dhe
rrjedhje të karburantit, duke rezultuar në zjarr.
Përdorimi
1.
Përdoreni makinerinë vetëm në vende me dritë
dhe shikueshmëri të mirë. Përdorimi në errësirë
ose në zona me shikueshmëri të dobët mund të
shkaktojë aksidente të papritura.
2.
Shmangni përdorimin e makinerisë kur është
e vështirë që të ruani ekuilibrin, për shembull
kur punoni në sipërfaqe të pjerrët ose në një
ditë me erë.
3.
Gjatë stinës së dimrit bëni kujdes nga zonat
e rrëshqitshme ose të lagështa, akulli dhe
dëbora për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes.
4.
Nëse dikush ju afrohet, ndalojeni motorin.
Ndryshe, vegla prerëse që rrotullohet mund ta
godasë personin tjetër dhe mund të rezultojë në
lëndim të rëndë.
5.
Pastrojeni zonën e punës përpara përdorimit.
Hiqni të gjitha objektet e tilla si gurët, xhamat e
thyer, gozhdët, telat apo spangot, të cilat mund të
hidhen ose të ngecin në aksesorin prerës. Copëzat
e huaja mund ta dëmtojnë veglën prerëse dhe mund
të shkaktojnë kundërveprime të rrezikshme.
Për të kontrolluar makinerinë në mënyrë të
6.
qëndrueshme, zbatoni sa më poshtë gjatë
përdorimit:
Mbajeni mirë makinerinë me të dyja duart
—
në anën e djathtë.
—
Vareni makinerinë në krah(ë) me rripat e krahut.
—
Sigurohuni që të keni mbështetje të sigurt
të këmbëve. Asnjëherë mos punoni mbi
shkallë ose mbi pemë.
—
Shmangni zgjatjet më shumë sesa duhet.
Mbajeni veglën prerëse poshtë nivelit të belit.
—
—
Mbajini të gjitha pjesët e trupit tuaj larg
nga vegla prerëse që rrotullohet dhe
sipërfaqet e nxehta.
Këto veprime reduktojnë rrezikun e lëndimit.
7.
Nëse ngecin barishte apo degë mes veglës
prerëse dhe mbrojtëses, gjithmonë ndalojeni
motorin përpara se ta pastroni. Ndryshe, rrotullimi
aksidental i fletës mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
8.
Asnjëherë mos e rrëzoni apo hidhni
makinerinë, përveçse në rast emergjence.
Nëse makineria rrëzohet ose godet diçka,
menjëherë kontrolloni menjëherë pajisjet e
sigurisë dhe kontrolloni për rrjedhje karburanti
ose dëme të tjera. Përdorimi i një makinerie që
keqfunksionon mund të shkaktojë lëndim dhe/ose
zjarr.
9.
Inspektojeni shpesh veglën prerëse ose menjëherë
pasi godet një gur apo objekte të tjera të forta. Nëse
vegla prerëse thyhet gjatë përdorimit, pjesa e thyer
mund të fluturojë tutje dhe mund të shkaktojë lëndim.
10. Ndalojeni motorin gjatë inspektimit, pastrimit
ose zëvendësimit të veglës prerëse. Ndryshe,
vegla prerëse mund të rrotullohet papritur dhe
mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
11.
Mbani kontrollin e duhur derisa vegla prerëse
të ndalojë plotësisht, kur ndaloni motorin ose
lëshoni këmbëzën e akseleratorit. Fleta që
ndalon mund të shkaktojë lëndim.
12. Përpara se të nisni veprimin e prerjes, prisni
derisa vegla prerëse të arrijë shpejtësi të
mjaftueshme për prerje. Kjo redukton rrezikun e
zmbrapsjes dhe barishteve që ngecin.
13. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e
kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë
të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
14. Ndalojeni motorin dhe vendoseni në një vend
të sigurt, gjatë pushimit ose kur largoheni nga
makineria. Kjo parandalon aksidentet e papritura.
15. Mos e prekni motorin dhe zhurmëmbytësin e tij
ose mos i vendosni ato mbi lëndë të ndezshme
gjatë kohës që motori është në punë ose pak
pas ndalimit të tij, duke qenë se ato janë të
nxehta. Mund të shkaktohet djegie dhe/ose zjarr.
Veglat prerëse
1.
Përdorni një vegël prerëse të përshtatshme për
punën tuaj.
Përdorni gjithmonë mbrojtësen për veglën prerëse
të përshtatshme për veglën prerëse që përdoret.
2.
Asnjëherë mos përdorni zinxhirë rrotullues
metalikë me shumë pjesë, fletë me zinxhir ose
fletë që nuk rekomandohen në këtë manual. Si
rezultat mund të shkaktohen lëndime të rënda.
3.
Kur prekni fletën metalike, mbani gjithmonë doreza
dhe vendosni kapakun e fletës mbi fletë. Fletët
mund të shkaktojnë prerje në duart e zhveshura.
4.
Gjatë përdorimit të fletëve metalike, shmangni
"zmbrapsjet" dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shikoni seksionin Zmbrapsja.
5.
Përpara dhe pas çdo përdorimi, sigurohuni që
vegla prerëse të jetë bashkuar në mënyrë të
sigurt. Gjatë përdorimit, në intervale të caktuara
kontrolloni veglën prerëse që të mos jetë liruar.
Zmbrapsja (shtytja e fletës)
Zmbrapsja (shtytja e fletës) mund të ndodhë kur
fleta rrotulluese kontakton me një objekt që nuk
pritet menjëherë. Forca e saj mund të jetë mjaft e
dhunshme për të bërë që njësia dhe/ose përdoruesi
të shtyhen në çfarëdo drejtimi, dhe mund të
humbasë kontrollin e njësisë, duke rezultuar në
lëndim të rëndë. Zmbrapsja mund të ndodhë pa
paralajmërim nëse fleta kërcen, ngec ose kapet dhe
ka më shumë të ngjarë të ndodhë në zona ku është
e vështirë të shikohet materiali që po pritet.
Zmbrapsja ndodh veçanërisht kur përdoret
segmenti i fletës ndërmjet pozicionit të orës 11
dhe 1 për objektet e forta, shkurret dhe pemët me
diametër 3 cm ose më të madh.
► Fig.1
286 ALBANIAN