Makita EM407MP Manual De Instrucciones Original página 289

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 64
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
dhe masat paraprake në paragrafin për
paralajmërimet e sigurisë dhe në manualin e
përdorimit të njësisë elektrike.
PARALAJMËRIM:
lëviz në minimo, rregulloni dhe ulni shpejtësinë e
minimos së motorit. Ndryshe, nuk mund ta ndaloni
veglën prerëse duke mbyllur akseleratorin dhe mund
të shkaktoni lëndime të rënda.
KUJDES:
Tregoni kujdes të mos lini që fletët
në punë të prekin tokën ose ndonjë objekt të
fortë. Në rast të tillë vegla zmbrapset dhe rezulton në
lëndim personal.
KUJDES:
Përpara përdorimit, kontrolloni
bulonat, dadot dhe vidat nëse janë të liruara.
Shtrëngojini ato nëse janë të liruara.
KUJDES:
Nëse bari i prerë është ngatërruar
me fletët rrotulluese dhe shpejtësia e rrotullimit
është ulur ose ka ndaluar, fikni motorin dhe hiqni
kapakun e kandeletës ose kutinë e baterisë dhe
më pas hiqni barin e ngatërruar.
KUJDES:
Ky aksesor është projektuar për
prerjen e barit dhe barishteve. Mos e përdorni
aksesorin për qëllime të tjera.
VINI RE:
Përpara përdorimit, gjithmonë
kontrolloni që të mos ketë objekte të tilla si bari
i prerë i ngjitur në veglën e prerjes. Përdorimi i
veglës me një objekt të huaj të ngjitur me veglën
prerëse mund të shkaktojë keqfunksionim.
VINI RE:
Objektet e huaja mund të hyjnë mes
fletëve të sipërme dhe të poshtme. Përdorimi i
veglës me objekte të huaja të mbetura mes fletëve
mund të shkaktojë keqfunksionim. Për mënyrën e
heqjes së tyre, ndiqni udhëzimet në seksionin për
heqjen e barishteve të ngecura.
Mbajeni makinerinë në mënyrë të tillë që fleta e prerësit
të vijë paralelisht me tokën. Ndizeni makinerinë
ndërkohë që fleta e prerësit nuk e prek tokën dhe
objektet e forta. Rregullojeni makinerinë në një
shpejtësi të përshtatshme rrotullimi për prerjen e barit.
Shpejtësia e ulët e rrotullimit mund të ngatërrojë barin e
prerë në fletët prerëse.
Për të prerë barin, vazhdoni përpara ndërsa e luhatni
makinerinë në mënyrë të njëtrajtshme në formë
gjysmërrethi nga e djathta në të majtë, sikur po përdorni
një kosë. Rregulloni shpejtësinë e luhatjes sipas barit
që do të pritet.
► Fig.9
SHËNIM: Fleta e sipërme dhe fleta e poshtme
rrotullohen në drejtim të kundërt të njëra-tjetrës.
Ndiqni paralajmërimet
Nëse vegla prerëse
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
kryerjes së mirëmbajtjes së pajisjes, fikni motorin
dhe hiqni kapakun e kandeletës apo kutinë e
baterisë. Ndryshe, vegla prerëse ose pjesët e tjera
mund të lëvizin dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë.
PARALAJMËRIM:
kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni
poshtë atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në pozicion
vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
PARALAJMËRIM:
dhe masat paraprake në paragrafin për paralajmërimet e
sigurisë dhe në manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Inspektimi i përgjithshëm
Shtrëngoni bulonat, dadot dhe vidat e liruara.
Kontrolloni për pjesë dhe fletë të dëmtuara.
Kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit t'i
zëvendësojë ato nëse është e nevojshme.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni aksesorin duke e fshirë pluhurin, papastërtitë
ose barin e prerë me një leckë të thatë ose me një të
njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur. Hiqni barin e
prerë ose mbetjet që i janë ngjitur fletës së prerësit.
Çmontoni fletët e prerësit
KUJDES:
çmontoni fletët e prerësit.
Gjatë pastrimit, mprehjes ose zëvendësimit të fletëve të
prerësit, çmontojini ato me procedurën e mëposhtme:
1.
Hiqni kapakun e fletës.
2.
Vendosni çelësin me tub në dado. Rrotullojeni
çelësin me tub në mënyrë të tillë që vrima në fletën e
poshtme të bashkërenditet me vrimën në fletën e sipërme.
► Fig.10: 1. Çelësi me tub 2. Vrima në fletën e poshtme
Shikoni në vrimën në fletën e poshtme për të kontrolluar
nëse është bashkërenditur vrima e duhur në fletën e
sipërme. Në fletën e sipërme, ka kunja dhe dy lloje
vrimash; e rrumbullakët dhe ovale. Bashkërenditni
vrimën e rrumbullakët në fletën e sipërme me vrimën
në fletën e poshtme dhe më pas futni çelësin fiso
hekzagonal në vrima.
► Fig.11: 1. Vrima në fletën e poshtme 2. Vrima e
rrumbullakët në fletën e sipërme 3. Vrima
ovale në fletën e sipërme 4. Kunji
► Fig.12: 1. Fleta e poshtme 2. Fleta e sipërme
3. Çelësi fiso hekzagonal
289 ALBANIAN
Përpara inspektimit ose
Kur inspektoni ose
Ndiqni paralajmërimet
Mbani gjithmonë doreza kur

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido