Filtrat e aluminit mund të ndryshojnë
ngjyrë pas larjes; kjo është normale dhe
nuk kërkon që t'i ndërroni filtrat.
Mund ta lani filtrin e aluminit edhe
në lavastovilje. (maksimumi 70°C)
Heqja e filtrave të aluminit
1. Shtyni përpara bllokuesin e filtrit të
aluminit.
2. Uleni pak filtrin dhe tërhiqeni përpara.
Ose, në rast të kundërt, mund ta anoni
filtrin.
3. Rivendoseni filtrin e aluminit në folenë e
tij pas shpëlarjes duke ndjekur hapat
më sipër në rend të kundërt.
5.3 Llamba e aspiratorit
Në rast se llamba ka një defekt në
aspirator, kontaktoni me shitësin lokal ose
me shërbimin e klientit dhe sigurohuni që
ta ndërroni llambën.
6 Zgjidhja e problemeve
Nëse problemi vazhdon pas ndjekjes së
udhëzimeve në këtë pjesë, kontaktoni me
shitësin ose një servis të autorizuar. Mos u
përpiqni asnjëherë ta riparoni vetë
produktin.
5.4 Filtri i karbonit (përdorimi pa tub
shkarkimi)
Paralajmërime të përgjithshme
• Nëse e keni instaluar produktin tuaj pa
një tub shkarkimi, duhet t'i ndërroni
filtrat e karbonit çdo 4 muaj në kushtet e
përdorimit normal. Mund ta merrni filtrin
e karbonit nga shërbimet e autorizuara.
• Filtri i karbonit nuk duhet të lahet
asnjëherë.
• Nëse nuk ndiqni rregullat për pastrimin
dhe ndërrimin e filtrave të aspiratorit,
mund të shkaktohet zjarr.
Heqja e filtrit të karbonit
1. Hiqni filtrat e aluminit.
2. Lironi kapëset e filtrit të karbonit nga
foletë përkatëse (1).
3. Hiqni kunjat në anën tjetër të filtrit të
karbonit nga foleja përkatëse dhe
tërhiqeni në drejtimin e shigjetës (2).
4. Kryejeni këtë proces në të kundërt, në
fillim futni kllapat në folenë e filtrit të ri
të karbonit dhe më pas shtyjini kapëset
lart.
5. Instaloni filtrat e aluminit.
Produkti nuk punon.
• Siguresa mund të jetë djegur ose mund
të ketë defekt. >>> Kontrolloni siguresat
në automatin e siguresave. Ndërrojini
ato nëse është e nevojshme dhe ngrijini.
SQ / 73
ES
PL
RO
SQ