Descargar Imprimir esta página

VOX electronics HT-1039 Manual De Usuario página 52

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 23
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
1. Lexojeni me kujdes këtë udhëzim para se të përdorni pajisjen dhe
ruajeni për përdorim në të ardhmen.
2. Mbajeni pajisjen largë nga uji. Mos e përdorni në afërsi të ujit që
gjendet në vaska, lavamane, enëlarëse, etj. Afërsia e ujit paraqet rrezik
edhe nëse pajisja është e shkyqur nga rryma.
3. Mos lini gjësënde të metalit në grilën e ajrit sepse kështu parandaloni
rrezikun nga goditja elektrike.
4. Para ndezjes së aparatit kontrolloni nëse tensioni i shënuar në aparat i
përgjigjet tensionit të prizës tuaj.
5. Kontrolloni rregullisht gjendjen e kabllit të rrymës. Mos përdorni aparat
nëse kablli, priza ose vetë aparati janë të dëmtuar.
6. Kabllin e dëmtuar të rrymës duhet ta zëvendësojë qendra e autorizuar
e servisit ose personi me kualifikim të duhur, për të parandaluar çfarëdo
rreziku.
7. Këtë pajisje nuk duhet ta përdorin personat (duke përfshirë fëmijët)
me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore, ose me mungesë
të njohurive dhe përvojës, përveç nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse iu
janë dhënë udhëzime rreth përdorimit nga ana e personit përgjegjës për
sigurinë e tyre.
8. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me këtë pajisje dhe duhet të jenë nën
mbikëqyrje nëse janë në afërsinë e tij.
9. Grilat e ajrit të pajisjes nuk duhet të bllokohen asnjëherë.
10. Nëse pajisja tejngrohet, ajo fiket automatikishit. Hiqeni pajisjen nga
priza e murit dhe lëreni që të ftohet për disa minuta. Para përdorimit të
sërishëm, kontrolloni nëse grilat e ajrit janë të bllokuara me qime flokësh
ose ndonjë gjë të ngjashme.
11. Gjithmonë fikeni pajisjen para se ta lëshoni nga dora, qoftë edhe
nëse e lini për një kohë të shkurtër.
12. Mos e përdorni këtë pajisje për tharjen e flokëve artificiale.
13. Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllime për të cilat është destinuar.
14. Pas përdorimit gjithmonë hiqeni pajisjen nga priza e rrymës.
15. Mos e lidhni kabllin e rrymës rreth pajisjes.
16. Përdorimi i shtojcave ose pjesëve rezervë që nuk rekomandohen ose
nuk shiten nga ana e prodhuesit mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.

Publicidad

loading