Descargar Imprimir esta página

Makita VC2012L Manual Origina página 139

Ocultar thumbs Ver también para VC2012L:

Publicidad

Udhëzuesi origjinal i përdorimit
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
A
Para se të vendosni në përdorim pajisjen, lexoni me vëmendje manualin e përdorimit dhe mbajeni
atë pranë për çdo rast.
Qëllimi i përdorimit dhe përdorimi në mënyrën e duhur
Vënia në përdorim e pajisjes i nënshtrohet rregullave ndërkombëtarë në fuqi. Krahas udhëzuesit
të përdorimit dhe rregullave të detyrueshme në fuqi për ruajtjen nga aksidentet në vendin/shtetin
e përdorimit, duhet të respektohen edhe rregullat e njohura teknike për një përdorim të sigurt dhe
profesional.
Pajisja duhet
të përdoret vetëm nga persona, të cilët janë të trajnuar për përdorimin dhe janë shprehimisht të
autorizuar për vënien e saj në përdorim
të vihet në punë vetëm nën mbikëqyrje
Pajisja nuk parashikohet të përdoret nga persona (përfshirë këtu edhe fëmijët) me aftësi të kufizuara
fizike, shqisore apo me aftësi të kufizuara mendore apo me mungesë përvoje dhe njohurish.
Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje, për të siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Pajisjet në këtë udhëzues përdorimi janë të përshtatshme për
thithjen e pluhurit dhe lëngjeve
për përdorim profesional, p.sh. në hotele, shkolla, spitale, fabrika, dyqane, zyra apo biznese
qiradhënësish
për ndarjen e pluhurit me një kufi ekspozimi më të madh se 1 mg/m³ (pluhur i klasit L). Ju lutemi
përmbajuni rregullave në fuqi të vendit tuaj.
Materialet e mëposhtme nuk duhet të thithen nga pajisja:
materiale të nxehta (cigare të ndezura, thëngjij të nxehtë etj.)
lëngje të djegshme, eksplozive apo agresive (p.sh. benzinë, lëngje tretëse, acide, solucione
alkaline etj.)
pluhura djegës, eksplozivë (p.sh. pluhur magnezi etj.)
Pajisja duhet
të përdoret vetëm në ambiente të brendshme dhe jo jashtë
të mbrohet nga reflektimi UV
Përpara vënies në përdornim
B
Sigurohuni, që voltazhi i tensionit, i dhënë në tabelën e produktit, të përkojë me voltazhin e rrjetit
lokal. Rekomandohet, që pajisja të lidhet nëpërmjet një stakuesi të rrymës dëmtuese (salvavitë).
Kontrolloni rregullisht, nëse kablloja e furnizimit elektrik ka pësuar dëmtime si p.sh. plasaritje apo
shfaq shenja vjetërsie. Nëse kablloja e ushqimit elektrik është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar
para përdorimit të mëtejshëm të pajisjes përmes Makita-Service ose një elektricisti të kualifikuar,
për të evituar rreziqet e mundshme. Kablloja e ushqimit të zëvendësohet vetëm nga lloji i kabllos,
përshkruar në këtë udhëzues përdorimi.
Si kabllo zgjatuese të përdoret vetëm lloji i rekomanduar prej prodhuesit ose një i një cilësie më të
lartë.
Makita VC2012L / VC2512L / VC3011L
D
GB
F
NL
I
N
S
DK
SF
E
P
GR
TR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
EST
LV
LT
AL
MK
SR
UK
139

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Vc2512lVc3011l