Makita PLM4120 Manual De Instrucciones Original página 189

Cortadora de cesped a gasolina
Ocultar thumbs Ver también para PLM4120:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 52
11-2 TEHU I PRERJES
KUJDES: Sigurohuni ta shkëputni dhe ta
tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të
motorit. Mbroni duart duke përdorur doreza të trasha apo
stof të trashë për të kapur tehet e prerjes.
Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm
të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit.
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.
VINI RE: Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut
për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja.
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë.
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim.
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të
drejtpeshojë njësoj. (Fig. 26)
Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në
pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni Fig. 26.
Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin
heksagonal. Shtrëngojeni bulonin heksagonal me fuqinë e
listuar më poshtë.
11-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT
Buloni qendror duhet të shtrëngohet me fuqi 35 - 45 Nm.
Për të siguruar përdorim të sigurt të njësisë tuaj. TË
GJITHË bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas
herë për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë,
sidomos në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen
dhe do të humbasin disi formën fillestare. Efikasiteti i
prerjes do të bjerë dhe tehu duhet ndërruar.
Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga
fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar
mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ta ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të
shënuar në teh (MAKITA 263001433 për PLM4120;
MAKITA 263001451 për PLM4620) (për të porositur
tehun, kontaktoni me shitësin vendor ose telefononi
kompaninë tonë).
VINI RE: Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.
11-4 MOTORI
Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit
sipas manualit të posaçëm të motorit. Pastrojeni çdo disa
orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur.
Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet
mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga
zona e marmitës.
12. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN
(MBYLLJA E STINËS)
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pas kositjes së fundit të stinës, e lini serbatorin të
thahet.
2. Pastroni dhe vajosni mirë kositësen siç përshkruhet
në udhëzimet e vajosjes.
3. Referojuni manualit të motorit për udhëzime të duhura
për ruajtjen e motorit.
4. Mbuloni lehtë tehun e prerjes së kositëses me graso
shasie për të parandaluar ndryshkjen.
5. Ruajeni kositësen në zonë të thatë e të pastër.
SHËNIM:
Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të
paajrosura apo për ruajtjen e materialeve;
- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku.
Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen,
sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.
- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te
doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës,
lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin
ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës
në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.
189

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Plm4620

Tabla de contenido