VINI RE:
Gjatë instalimit të përshtatësit në
vegël ose makineri, sigurohuni që të instaloni
përshtatësin e pajisur me 2 kordonë në
vendndodhjen e treguar në figurë.
Nëse i instaloni përshtatësit gabim, përshtatësi
i pajisur me 2 kordonë nuk mund të futet deri
në fund. Në këtë rast, mos e fusni me forcë
përshtatësin. Në të kundërt, vegla ose makineria
mund të dëmtohet.
► Fig.21: 1. Përshtatësi me 2 kordonë
► Fig.22: 1. Përshtatësi me 2 kordonë
SHËNIM: Drejtimi i kordonit të përshtatësit mund të
ndryshohet në kufijtë prej rreth 180 gradësh.
7.
Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur. Për
të fikur energjinë, shtypni butonin e energjisë për pak
sekonda.
► Fig.23: 1. Butoni i energjisë
Përdorimi i mbajtësve të kordonit
KUJDES:
Bashkoni vetëm kordonin e baterisë
me mbajtësit e kordonit. Mos e bashkoni kordonin
e përshtatësve ose veglën/makinerinë elektrike
me mbajtësit e kordonit. Bashkimi i kordonit të
përshtatësve ose veglës/makinerisë elektrike mund
të përbëjë shkak për aksident dhe mund të shkaktojë
lëndim.
► Fig.24
► Fig.25
Kordonin e baterisë mund ta bashkoni me mbajtësit e
kordonit siç tregohet në figurë.
► Fig.26: 1. Mbajtësi i kordonit
Kordonin mund ta bashkoni gjithashtu duke përdorur
vetëm mbajtësit e kordonit të rripit të mesit siç tregohet
në figurë.
► Fig.27: 1. Mbajtësi i kordonit
Mbajtësit e kordonit mund të bashkohen në anën e
majtë ose të djathtë të rripit të krahut dhe të rripit të
mesit.
► Fig.28: 1. Pjesa që do të bashkohet me mbajtësin
e kordonit
KUJDES:
Sigurohuni që të bashkoni kordonin
me rripin e krahut vetëm në anën e majtë ose
anën e djathtë në mënyrë që kordoni të mos
kryqëzohet me rripin e krahut.
► Fig.29
Përdorimi i rripit të varjes
Aksesor opsional
Ju mund të përdorni rripin e varjes me këtë njësi për
kositësen e barit me bateri.
Bashkimi i rripit të varjes
1.
Bashkoni grepat e rripit të varjes me unazat
e rripit të krahut ose rripin e mesit siç tregohet në
figurë. Zgjidhni llojin e rripit dhe metodën e lidhjes të
përshtatshme për përdorimin tuaj.
► Fig.30: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.31: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.32: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.33: 1. Unaza 2. Grepi
SHËNIM: Nëse vegla është e llojit me dorezë në
formë timoni, bashkoni rripin në mënyrë të tillë që
rripi të kalojë përmes pjesës së brendshme të rripit të
mesit siç tregohet në figurë.
► Fig.34: 1. Rripi i mesit 2. Rripi
2.
Bashkoni grepin me veglën.
► Fig.35: 1. Grepi
Shkëputja e veglës
Shtyni levat në tokëz për të shkëputur tokëzën.
► Fig.36: 1. Leva
SHËNIM: Tokëza nuk jepet me pajisjen në varësi të
llojit të rripit.
Shkëputja në rast urgjence
1.
Shtyni levat në tokëzën e rripit të mesit për të
shkëputur tokëzën.
► Fig.37: 1. Tokëza 2. Leva
2.
Hiqni rripin e krahut për të liruar veglën dhe
njësinë.
► Fig.38: 1. Rripi i krahut
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që njësia të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga rryma përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
198 SHQIP