AL
E RËNDËSISHME !!! Ju lutemi të njiheni hollësisht me
përmbajtjen e këtij udhëzimi para vënies në punë, riparimit ose
pastrimit të paisjes. Përdorimi i gabuar i ngrohëses së ajrit mund
të shkaktojë plagosje të rënda, diegie, zënie korrenti ose zjarre.
1.
Udhëzimi mbi masat e sigurisë.
Kjo paisje është parashikuar të përdoret në mjedise të mbyllura si psh.
magazina, dyqane, shtëpi. Paisja është në përputhje me direktivën:
2006/95/EC, 2004/108/EC si dhe normat e harmonizuara EN60335-1,
EN 60335-2-30.
KUJDES !!! Paisja nuk duhet të vendoset në vijë të drejtë poshtë
prizave elektrike të instaluara në mur. Të mos preken elementet e
brendshme të paisjes.
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga personat (mes këtyre edhe fëmijët)
me aftësi fizike, psiqike ose ndijimore të kufizuara, ose nga personat që
nuk kanë pervojë ose dijeni për pajisjen, përveç rasteve kur kjo bëhet
nën mbikëqyrje ose në pajtim me udhëzuesin e përdorimit të pajisjes, të
dorëzuar nga personat që përgjigjen për sigurinë e tyre.
Duhet pasur kujdes që fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
-
•
Paisja nuk duhet të mbulohet kur është në përdorim pasi
mund të shkaktojë nxehje jashtë mase.
• Paisja të mos përdoret pranë vendeve me lagështi si psh. depozita
uji, vaska, dushe ose pishina. Kontakti me ujin mund të shkatojë
masë elektrike ose zënie korrenti.
• Paisja duhet të mbahet larg materialeve të djegshme. Largësia
minimale e sigurisë është 0,5 m. Moszbatimi i kësaj largësie mund
të shkaktojë zjarr.
• Paisja nuk duhet përdorur në mjedise me shumë pluhur si dhe në
vendet ku ndodhen benzinë, tretësa kimikë, bojëra ose materiale të
tjera avulluese që digjen lehtë. Në mjedise të tilla përdorimi i paisjes
mund të shkatojë shpërthim.
• Ngrohësja nuk duhet përdorur pranë perdeve ose tekstileve të tjera
me qëllim shmangien e marrjes flakë të tyre.
• Duhet treguar kujdes i veçantë
shtëpiake ndodhen në afërsi të paisjes në gjendje pune.
• Paisja duhet ushqyer me rrymë elektrike sipas parametrave të
përshkruar në tabelën bashkangjitur asaj.
• Për vënien në punë të paisjes duet përdorur vetëm kabëll elektrik me
tokëzim për të shmangur rrezikun e zënie nga korrenti në rast
defekti.
• Pasja nuk duhet fikur duke e hequr nga priza.
• Kur nuk është në gjendje pune paisja duhet të hiqet nga priza për të
shmangur dëmtimet e mundshme.
• Para heqjes së karkasës duhet të sigurohemi plotësisht që paisja nuk
është në prizë. Elementet e brendshëm mund të jenë nën tension.
2.
Shpaketimi dhe transporti.
• Pas hapjes së paketimit duhet nxjerrë jashtë paisja dhe elemntët e
përdorur për sigurimin e saj gjatë transportit.
• Në rast se paisja duket e dëmtuar duhet njoftuar menjëherë për këtë
shitësi ku u ble paisja.
• Paisja duhet të kapet në vendet e shënuara me nr 1, fig. 1
• Paisja duhet të transportohet në paketimin origjinal bashkë me
elementët e sigurisë.
3.
Përshkrimi i elementeve të paisjes
Shiko figurat 1-2 në faqen 2
LLOJI I DEFEKTIT
Punon motorri por paisja nuk ngroh
Motorri nuk punon por rezistencat ngrohin
E gjithë paisja nuk punon
Qarkullim i dobët i ajrit
në rastet kur fëmijët ose kafshët
10.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
SHKAKU
Difekt i termostatit
Difekt i elementit ngrohës
Difekt i motorrit
Ventilatori i bllokuar
Difekt i çelësit të fikjes
Shkeputje në qarkun elektrik
Difekt i çelësit të fikjes
Papastërti në kanalin e ajrit
Difekt i motorrit
1) Vendi i kapjes
2) Termostati
3) Grila e përparme
4) Elementi ngrohës
5) Karkasa
6) Çelësi
7) Venkalimi i kabllit
4.
Vënia në punë e paisjes
KUJDES !!! Ju lutemi të lexoni me vëmendje udhëzimin e sigurisë
para vënies në punë të paisjes, gjë që do tju mundësojë përdorimin
në menyrë të rregullt te paisjes.
Duhet të siguroheni që kablli elektrik nuk është i dëmtuar. Nëse
kablloja furnizuese e pashkëputshme do të dëmtohet, duhet
zëvendësuar tek prodhuesi ose në një punishte specialistike të
riparimit ose nga personi i kualifikuar që të evitohet rreziku. Duhet të
siguroheni gjithashtu që parametrat elektrikë të burimit të rrymës
perkojnë me te dhënat teknike të udhëzimit ose me te dhënat që
përmban tabela bashkangjitur paisjes.
Paisja duhet të vendoset në pozicion vertiakl. Duhet kontrolluar që
çelesi të jetë ne pozicionin ,,0'' fig. 3. Paisja duhet të lidhet me
burimin e rrymës. Çelësi duhet të rrotullohet çdo 5 sek. në popzicionet
e mëposhtme :
• Vetëm ventilatori – fig.4
• Ngrohje e shkallës së parë – fig. 5
• Ngrohje e shkallës së dytë – fig. 6
5.
Fikja e paisjes
Për të fikur paisjen duhet rrotulluar çelësi deri tek pozicioni ,,0''. Pas
fikjes së ngrohjes ventilatori duhet të punojë edhe për 3 minuta.
6.
Ndryshimi i temperaturës
Nëpërmjet lëvizjes së çelësit të termostatit (fig. 7 faqja 2) mund të
ndryshohet temperatura e mjedisit. Pasi arrihet temperatura e
dëshiruar termostati automatikisht fik elementët e ngrohjes.
Ventilatori do vazhdojë të punojë me qëllim që pasja të mos nxehet tej
mase. Kur temperatura bie përsëri nën nivelin e përcaktuar elementët
ngrohës do të vihen në punë automatikisht.
7.
Çelësi automatik ,,RESET''
Për të rritur nivelin e sigurisë paisja përmban nje çelës termik
automatik i cili ndërpret automatikisht rrymën për elementët ngrohës
kur kapërcehet temperatura maksimale e sigurisë. Në rast të veprimit
të ketij çelësi paisja duhet të lihet të ftohet dhe më pas të kërkohet
shkaku i tejnxehjes. Në rast se paisja nuk mund të vihet përsëri në
punë duhet kontaktuar me shitesin ose servisin e autorizuar.
8.
Ruajtja e përkohshme
Kur paisja nuk përdoret për një kohë të gjatë, para depozitimit duhet
pastruar duke komprimuar në të ajër. Paisja duhet ruajtur në vend të
thatë dhe te pastër. Para përdorimit të ardhshëm duhet kontrolluar
kablli në se është i dëmtuar. Në rast pasigurie ju lutemi të kontaktoni
me shitesin ose servisin e autorizuar.
9.
Kontrolli periodik
Të paktën një herë në vit paisja duhet çuar në servis për kontroll
teknik. Çdolloj kontrolli ose riparimi duhet kryer vetëm nga personeli
i trainuar dhe autorizuar prej prodhuesit.
ZGJIDHJA
Ndërrimi i termostatit
Ndërrimi i elemntit ngrohës
Ndërrimi i motorrit
Çbllokimi / pastrimi i ventilatorit
Ndërrimi i çelësit të fikjes
Kontroll i lidhjes me burimin e rrymës
Ndërrimi i çelësit të fikjes
Pastrim i kanalit
Ndërrimi i motorrit
3
8) Grila e mbrapme
9) Kablli elektrik
10) Bazamenti
11) Ventilatori
12) Motorri
13) Spina