Descargar Imprimir esta página

Skil 2421 Manual Original página 124

Taladradora/atornilladora sin cable
Ocultar thumbs Ver también para 2421:

Publicidad

menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
• Nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga burimi i
energjisë
SHPJEGImI I SImBOLEVE NË kARIkUES/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të
brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,
prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
7 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
8 mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
9 mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
PËRDORImI
• Çelësi i kombinuar A 2 për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë
Kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në
maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni
mbi çelës
• Karikimi i baterisë 0
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
- drita jeshile B do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim
- futni baterinë në karikues si në ilustrim
! bateria mund të qëndrojë edhe në pajisje gjatë
karikimit; në atë rast pajisja nuk mund të ndizet
- drita jeshile B do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet
- pas afro 1 ore bateria do të karikohet plotësisht dhe
drita jeshile B do të qëndrojë aktive pas pulsimit
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- nëse drita jeshile B nuk pulson pas futjes së baterisë,
kjo mund të nënkuptojë që:
1) bateria është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë
(karikuesi karikon bateritë vetëm kur temperatura
është midis 0°C dhe 45°C)
2) bateria duhet të ndërrohet
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë
(ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton
baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para
karikimit (nuk ka "efektin e memories" si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
- kur bateria me jone litiumi është bosh, vegla do të fiket
automatikisht
- një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit
tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të
ndërrohet
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit !
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove të shpimit @
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
- përdorni puntot e vidhosjes në kombinim me një
mbajtëse puntosh
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) #
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit C rrotullohet nga 1 në 15; pozicioni D do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
• Zgjedhja e marshit mekanik $
- vendosni çelësin e përzgjedhjes F në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
FUQI E MADHE (HIGH POWER)
- forca e rrotullimit e lartë
- për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
SHPEJTËSI E MADHE (HIGH SPEED)
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
• Treguesi i nivelit të baterisë%
- tregon sa energji ka mbetur në bateri
- treguesi G ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin A 2
• Drita ndriçuese H ^
Drita ndriçuese H ndizet automatikisht kur aktivizoni
çelësin A 2
• Mbrojtja e baterisë
Fik automatikisht pajisjen kur
1) ngarkesa është shumë e lartë
2) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të
lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në +60°C
3) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
- në çdo rast, 3 dritat led të treguesit të nivelit të baterisë
G do të vezullojnë me shpejtësi
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
124

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

F0152421