d) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
e) Mos lidhni një thikë druri të zinxhirit të sharrës ose
një thikë sharre me dhëmbë. Thika të tilla shkaktojnë
shpesh goditje kthimi dhe humbje kontrolli.
3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR
VEPRIMET E MPREHJES DHE TË PRERJES
a) Përdorni vetëm llojhet e disqeve të rekomanduara
për veglën e punës dhe mbrojtësen specifike të
projektuar për diskun e zgjedhur. Disqet për të cilat
nuk është parashikuar kjo vegël, nuk mund të mbrohen
në mënyrë e duhur dhe nuk janë të sigurt.
b) Sipërfaqja e mprehjes e rrotave të shtypura në
qendër duhet të montohet poshtë planit të buzës së
mbrojtëses. Rrota e montuar gabim që del nëpër planin
e buzës së mbrojtëses nuk ka mbrojtjen e duhur.
c) Mbrojtësja duhet të lidhet mirë me veglën e punës
dhe të pozicionohet për siguri maksimale, në mëyrë
që disku të ekspozohet sa më pak nga përdoruesi.
Mbrojtësja ndihmon në mbrojtjen e operatorit nga
coipëzat e thyera të diskut, kontaktet aksidentale me
diskun dhe shkëndijat që mund të ndezin veshjet.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për veprimet e
rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me pjesën
anësore të diskut prerës. Disqet gërryerëse të prerjes
janë të projektuara për mprehje periferike; forcat anësore
të zbatuara mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e
tyre.
e) Përdorni gjithmonë fllanxha disku të padëmtuara
me madhësi dhe formën e duhur për diskun e
zgjedhur. Fllanxhat e sakta të diskut mbështesin diskun
duke zvogëluar mundësinë e thyerjes së diskut. Fllanxhat
për disqet prerëse mund të jenë të ndryshme nga
fllanxhat e disqeve mprehëse.
f) Mos përdorni disqe të konsumuara nga vegla pune
më të mëdha. Një disk i projektuar për një vegël pune
më të madhe nuk është i përshtatshëm për shpejtësinë
më të madhe të një vegle më të vogël dhe mund të plasë.
4) PARALAJMËRIME SHTESË TË SIGURISË PËR
VEPRIMET E PRERJES
a) Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni
forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me
thellësi mjaft të madhe. Sforcimi i diskut rrit ngarkesën
dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut
brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit
ose të thyerjes së diskut.
b) Mos u poziciononi në drejtimin e diskut rrotullues
apo prapa tij. Kur disku në pikën e punës largohet nga
trupi juaj, një goditje e mundshme e kthimit mund të
lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e punës në drejtimin
tënd.
c) Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen për një
arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe mbajeni
veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e
prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në rast
të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi.
Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.
d) Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin e
punës. Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja. Disku
mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa
nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.
e) Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të
mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të
goditjes së kthimit të diskut. Materailet e mëdha kanë
tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset
duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës
së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.
f) Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje "xhep" në
mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura.
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
tË PËRGJItHSHmE
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për mprehje/prerje
në lagështi
• Përdorni vetëm fllanxhat që shoqërojnë këtë vegël
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AkSESORËt
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Përdoreni vetëm me disqe mprehës/prerës me një
trashësi maksimale prej 8 mm dhe një diametër të
vrimës së boshtit prej 22 mm
• Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrima të mëdha
• Mos përdorni kurrë aksesorë më një vrimë me fileto "të
mbyllur" më të vogël se M14 x 21 mm
PËRDORImI NË AmBIENtE tË JASHtmE
• Lidheni veglën me anë të një automati të qarkut për
korrentin defektoz (FI) me një rrymë aktivizimi prej 30 mA
maksimumi
PARA PËRDORImIt
• Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Montoni gjithmonë dorezën ndihmëse F 2 dhe
mbrojtësen G 2; mos e përdorni kurrë veglën pa të
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
151