- nëse drejtuesi paralel nuk lejon gjerësinë e dëshiruar
të prerjes, fiksoni ose gozhdoni një copë druri të drejtë
te materiali si drejtues, dhe përdorni anën e drejtë të
këmbëzës te ky drejtues i
•
Prerja me një hekurudhë udhëzuese p
*JO STANDARDE E PËRFSHIRË
Përdorimi i një shine drejtuese ofron prerje të drejta, të
sakta, qoftë në kënd 45°, qoftë në kënd të pjerrët 90°.
Para se të bëni prerjen e parë me shinën drejtuese,
buza e gomës duhet të përshtatet me sharrën rrethore të
përdorur.
- për një prerje të drejtë 90°, poziciononi anën e
pjerrësisë 90° të shinës AD (ose anën e pjerrësisë 45°
kur bëni prerje me pjerrësi 45°) me vijën e dëshiruar të
prerjes të shënuar në materialin e punës.
- fiksoni shinën drejtuese AE fort në materialin e punës
duke përdorur kapëset e shinës drejtuese AE o *NUK
JANË TË PËRFSHIRA SI STANDARD
- futeni sharrën në shinën drejtuese AD, sigurohuni që
sharra mund të lëvizë lirshëm në shinë pa u lëkundur
anash.
- kur vendosni thellësinë e prerjes, mos harroni të lini
vend për trashësinë e shinës drejtuese AD.
- lëvizeni sharrën në mënyrë të njëtrajtshme me ritëm të
ngadaltë deri në fund të shinës drejtuese AD.
•
Për më shumë informacion, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Ky mjet nuk është bërë për përdorim profesional.
•
Mbajeni gjithnjë mjetin të pastër.
! hiqeni baterinë nga mjeti para se të pastroni
•
Mbajeni gjithnjë vendin pranë mbrojtëses së poshtme F
2 të pastër (hiqni pluhurin dhe ciflat duke fryrë me ajër
me kompresion ose me furçë).
•
Pastrojeni diskun e sharrës menjëherë pas përdorimit
(veçanërisht nga ngjitësi me përzierje apo i thjeshtë).
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL.
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e
blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e
SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
•
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj).
MJEDISI
Vetëm për vendet e BE-së
•
Mos i hidhni mjetet elektrike, aksesorët dhe
paketimet e tyre bashkë me mbeturinat e
zakonshme shtëpiake
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin
e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike
që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi
në përputhje me mjedisin
- simboli 6 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
ZHURMA / VIBRIMI
•
I matur sipas EN 62841 niveli i presionit të zhurmës së
këtij mjeti është 94 dB(A) dhe niveli i fuqisë së zhurmës
është 102 dB(A) (toleranca K = 3 dB), dhe dridhja
<2.5 m/s² (shuma e vektorit triax; toleranca K = 1.5 m/s²).
•
Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të
rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit.
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit.
! mbroni veten nga efektet e dridhjeve duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke
i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
182