SI
- 2 -
SK
- 43 -
Masa të rëndësishme paraprake për sigurinë
RUAJINI KËTO UDHËZIME
LEXOJINI DHE RUAJINI KËTO UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Kur përdorni pajisje elektrike, gjithmonë duhet të merren masat themelore paraprake
për të ulur rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike apo lëndimit personal. Masat e tilla
përfshijnë sa vijon:
• Lexojini të gjitha udhëzimet para se ta përdorni këtë ngrohës.
• Mos e përdorni këtë ngrohës në afërsi të një banje, dushi apo pishine.
• Kujdes: ky ngrohës nuk është i pajisur me një pajisje për të kontrolluar termostatin e
jashtëm të dhomës.
• Mos e përdorni këtë ngrohës në dhoma të vogla, që përdoren nga persona që nuk
janë në gjendje të largohen vetë nga dhoma, përveç nëse sigurohet mbikëqyrje e
vazhdueshme.
• Fëmijët më të vogël se 3 vjeç duhet të mbahen larg ngrohësit, nëse nuk mbikëqyren
vazhdimisht.
• Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç duhet ta ndezin/fikin pajisjen vetëm nëse është
vendosur ose instaluar në pozicionin e saj të synuar të funksionimit normal. Kjo bëhet
me kusht që të mbikëqyren ose t'u jepen udhëzime të përshtatshme në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe që të kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët e kësaj
moshe nuk duhet ta vënë në prizë, ta rregullojnë apo pastrojnë pajisjen dhe as nuk
duhet të kryejnë ndonjë mirëmbajtje nga përdoruesi.
• Kjo pajisje elektroshtëpiake mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, apo me mungesë përvoje
dhe njohurish, me kusht që ata të mbikëqyren ose t'u jepen udhëzime të përshtatshme
në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes elektroshtëpiake dhe që ata të kuptojnë
rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen, ndërsa pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
• Në qoftë se kablloja e rrymës është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi,
agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që të shmanget
ndonjë rrezik.
• Kujdes: disa pjesë të këtij produkti mund të nxehen shumë dhe të shkaktojnë djegie.
GB
SRB/BIH/MNE
- 6 -
- 10 -
BG
CZ
- 48 -
- 53 -
HR
MK
RO
- 14 -
- 18 -
- 23 -
HU
DE/AT
ES
- 57 -
- 62 -
- 67-
- 28 -
SQ
RU
PL
- 28 -
- 33 -
- 38 -
ET
FR
IT
- 72 -
- 76 -
- 81 -