Descargar Imprimir esta página

Gorenje IR540W Manual Del Usuario página 29

Panel calefactor por infrarrojos

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 67
Vëmendje e veçantë duhet të kushtohet aty ku janë të pranishëm fëmijët dhe njerëzit
e cenueshëm.
• Për të shmangur mbinxehjen, mos e mbuloni ngrohësin
• Ngrohësi nuk duhet të përdoret nëse panelet e xhamit (allçisë) janë të dëmtuara
• Pajisja nuk duhet të përdoret nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara
fizike, shqisore ose mendore, apo me mungesë përvoje dhe njohurish, përveç rasteve
kur mbikëqyren ose u janë dhënë udhëzime të përshtatshme.
• Ngrohësi është i nxehtë kur është në përdorim. Për të shmangur djegiet, mos lejoni që
lëkura e zhveshur të prekë sipërfaqet e nxehta të pajisjes. Mbajini materialet e djegshme
si mobiliet, jastëkët, shtrojat, letrën, rrobat dhe perdet të paktën 0.9 metra larg nga pjesa
e përparme e ngrohësit dhe mbajini larg anëve dhe pjesës së pasme.
• Nevojitet kujdes i jashtëzakonshëm kur ky ngrohës përdoret nga ose pranë fëmijëve apo
personave me aftësi të kufizuara, si dhe në rastet kur ngrohësi lihet të funksionojë pa
mbikëqyrje. Kjo pajisje nuk synohet të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me
aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo pa përvojë dhe njohuri, përveçse
nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos
luajnë me pajisjen elektroshtëpiake.
• Hiqeni gjithmonë nga priza ngrohësin kur nuk e përdorni.
• Mos e përdorni ngrohësin nëse ka kabllo ose spinë të dëmtuar dhe mos e përdorni
ngrohësin nëne nuk funksionon siç duhet, është rrëzuar apo dëmtuar në çfarëdo lloj
mënyre. Kthejeni atë në një pikë të autorizuar shërbimi për ekzaminim, rregullim elektrik
ose mekanik apo riparim.
• Vetëm për përdorim të brendshëm, e montuar në mur dhe e montuar në tavan. Mos e
përdorni në mjedise të jashtme. (Hiqet nëse ngrohësi është i paraparë për përdorim në
mjedis të jashtëm.)
• Ky ngrohës nuk është i paraparë për t'u përdorur në banja, zona lavanderie ose vende
të ngjashme të brendshme me lagështi të lartë. Asnjëherë mos e vendosni ngrohësin
aty ku mund të bjerë në vaskë ose në ndonjë enë tjetër me ujë.
• Mos e fusni kabllon nën ndonjë material. Mos e mbuloni kabllon me tapeta, qilima,
rrugica apo mbulesa të ngjashme. Mos e përdorni ngrohësin nëse nuk funksionon siç
duhet. Mos e përdorni ngrohësin nëse bie alarmi (ose ndriçon). Shkëpusni energjinë në
panelin e shërbimit dhe inspektoni ngrohësin te një elektricist me reputacion para se të
rifilloni përdorimin.
• Për të parandaluar një zjarr të mundshëm, mos e bllokoni në asnjë mënyrë hapësirën
midis ngrohësit dhe murit, pasi kjo hapësirë lejon që ajri të rrjedhë brenda dhe jashtë.
- 29 -

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Ir800wIr1200w