Descargar Imprimir esta página

Hisense Hi Move IV HVC676451DA Manual De Instrucciones página 90

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 95
KARIKIMI
Stacioni inteligjent shumëqëllimësh vjen me një kabllo karikimi të integruar. // Lidheni atë me rrjetin
elektrik, të paktën 1 m larg nga çdo sipërfaqe ngrohëse. // Sigurohuni që kablloja të jetë e futur
drejtpërdrejt në rrjetin elektrik dhe mos përdorni shpërndarës dhe kabllo zgjatuese. // Stacioni
inteligjent shumëqëllimësh është i përshtatur vetëm për këtë model dhe nuk mund të kombinohet me
modele të tjera që nuk kanë të njëjtin dizajn. // Gjatë karikimit, përqindja e baterisë do të shfaqet në
njësinë e ekranit të fshesës me korrent. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit.
PËRDORIMI
1 Butoni on/off (i ndezjes/fikjes).
2 Ekrani digjital shfaq disa funksione të ndryshme të përdorimit:
- Ikona e baterisë: karikimi i baterisë në %
- Ikona me kryq e rulit: kur kjo ikonë ndriçohet, një trup i huaj duhet të hiqet nga furça.
- Ikona e kutisë plot: kutia duhet të zbrazet.
- Çelësi i kontrollit të shpejtësisë dhe ikonat e ekranit: me çelësin mund të rregulloni fuqinë e thithjes
// fshesa me korrent ka tre shpejtësi thithjeje. // Ju mund të zgjidhni midis tre shpejtësive të
ndryshme (maks. (deri në 13 minuta), mes. (deri në 20 minuta), min. (deri në 60 minuta))
HEDHJA E PAJISJES
Nëse dëshironi ta zëvendësoni pajisjen ose nuk keni më nevojë për të, duhet të mendoni edhe për
mbrojtjen e mjedisit.
Bateria duhet të hiqet para se ta hidhni fshesën me korrent. // Për të hequr në mënyrë të sigurt baterinë,
sigurohuni që bateria të jetë shkarkuar plotësisht. Nëse pajisja nuk ka një bateri të lëvizshme, ndiqni
udhëzimet e dhëna në fletëplasosjen me figura.
KUTIA E PLUHURIT DHE FILTRAT
1
Kutia e pluhurit dhe filtrat
Stacioni inteligjent shumëqëllimësh: pjesa e sipërme ka një hapësirë për qesen ku mblidhet pluhuri
nga kutia. Nxirrni qesen nga hullitë dhe hidheni në plehra. Në pako janë bashkëngjitur qese shtesë.
Nëse ju mbarojnë qeset, kodi i qeses është shkruar në pjesën e brendshme; mund ta përdorni për të
blerë qese në dyqan ose për t'i porositur në internet. // Filtri, të cilin gjithashtu mund ta zëvendësoni
sipas nevojës, ndodhet në të njëjtën pjesë në pjesën e poshtme.
Fshesa me korrent: hiqni tubin nga njësia e motorit. // Për të pastruar kutinë e pluhurit, shtypni butonin
anash njësisë së motorit. Kapësja lëshon kutinë. // Së pari, ngrini kutinë e pluhurit në pjesën e poshtme
të kutisë dhe më pas hiqeni nga njësia e motorit në një kënd. // Nxirrni skajin me filtrin nga kutia. //
Kthejeni filtrin në të majtë për ta hequr në mënyrë të sigurt nga skaji. // Kutia, xhunta dhe filtri mund të
fshihen, tunden ose shpëlahen me ujë të vakët, por kini kujdes, pasi trajtimi jo i duhur mund të dëmtojë
pjesë të fshesës me korrent. // Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata para se të
rimontoni kutinë në pajisje. // Për të montuar pjesët e brendshme të kutisë, rimontoni siç duhet fshesën
me korrent, duke ndjekur hapat e çmontimit në rendin e kundërt. // Sigurohuni që, gjatë montimit të
kutisë së pluhurit, së pari të montoni kutinë në pjesën e sipërme ku përgatitet një kapëse e vogël për
këtë qëllim; pas kësaj, bashkëngjitni kutinë prapa në njësinë e në motorit një kënd. // Mos fshini
asnjëherë pa futur filtrin e pluhurit.
2
Zëvendësimi i filtrit
Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, ju
rekomandojmë që të zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të
fshesës me korrent.
90

Publicidad

loading