7. Mos e keqpërdorni përshtatësin AC. Mos e përdorni asnjëherë kordonin e përshtatësit për të lëvizur ventilatorët
ose për të hequr prizën nga vendi. Mbajeni përshtatësin AC larg nga nxehtësia, vajrat, objektet e mprehta ose
pjesët lëvizëse. Zëvendësojeni menjëherë përshtatësin e dëmtuar. Përshtatësi i dëmtuar mund ta rrisë rrezikun e
goditjeve elektrike.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
PËRDORIMI DHE PËRKUJDESJA PËR VENTILATORIN ME BATERI
1. Përdorni ventilatorin e përshtatshëm me bateri për përdorimin tuaj. Mos e përdorni ventilatorin për qëllime të tjera
për të cilat nuk është projektuar.
2. Ventilatori me bateri mund të funksionojë me përshtatësin AC që e shoqëron ose me kutinë e baterisë Li-ion
10,8 V / 10,8 V–12 V maksimumi të siguruar nga Makita. Përdorimi i çdo baterie tjetër mund të shkaktojë rrezik
zjarri. Karikojini bateritë vetëm me karikuesin e specifikuar.
3. Kur nuk është në përdorim, mbajeni ventilatorin pa bateri larg nga fëmijët dhe personat e tjerë të patrajnuar.
4. Stakojeni kutinë e baterisë ose përshtatësin AC nga burimi i rrymës para se ta ruani në një vend ventilatorin.
Masa të tilla parandaluese të sigurisë mund ta ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të ventilatorit. Hiqeni gjithmonë
ventilatorin nga priza para se të kryeni ndonjë inspektim, mirëmbajtje ose procedurat e pastrimit.
5. Kur kutia e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg objekteve të tjera metalike. Krijimi i qarkut të shkurtër të
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, djegie ose zjarr.
6. Hiqeni njësinë nga priza dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni ose mirëmbani.
SHËRBIMI
1. Shërbimi për ventilatorin me bateri duhet të kryhet vetëm nga një personel i kualifikuar riparimi. Shërbimi ose
mirëmbajtja që kryhet nga një personel i pakualifikuar mund të rezultojë në rrezik lëndimi.
2. Kur jeni duke riparuar një ventilator me bateri, përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i pjesëve të
paautorizuara ose nëse nuk ndiqni udhëzimet për mirëmbajtjen, mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike ose
lëndime.
SIMBOLET
Më poshtë jepen simbolet e përdorura për pajisjen. Sigurohuni që të kuptoni domethënien e tyre para përdorimit.
• Lexoni manualin e udhëzimit.
• Vetëm për shtetet e BE-së.
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën e baterive së bashku me mbetjet shtëpiake.
Në respektim të Direktivës Evropiane, "Për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike, akumulatorët, mbetjet
e baterive dhe akumulatorët" dhe zbatimit të tyre në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike, bateritë dhe
paketën/at e baterive që kanë arritur ciklin e tyre të jetëgjatësisë duhet të mblidhen veçmas dhe të dërgohen në një
impiant riciklimi që është në pajtim me kushtet mjedisore.
Kutia e baterisë
Përshtatësi AC
Dimensioni
Pa bateri
(G x G x L)
Me bateri BL1015/BL1016/
BL1020B/BL1021B
Me bateri BL1040B/BL1041B
Pesha neto
• Pesha mund të ndryshojë në varësi të aksesorit(ëve), përfshirë kutinë e baterisë. Kombinimi më i lehtë dhe më i
rëndë, sipas Procedurës EPTA 01/2014, tregohet në tabelë.
SPECIFIKIMET
Bateri e karikueshme Makita Li-ion 10,8 V / 10,8 V–12 V
maksimumi
Rryma hyrëse: 100–240 V, 50/60 Hz, 0,6 A maksimumi;
Rryma dalëse: 12 V 1,5 A
148 mm x 260 mm x 252 mm
149 mm x 260 mm x 252 mm
168 mm x 260 mm x 252 mm
1,2–1,4 kg
125