Mos e montoni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia nuk
hyn me lehtësi, nuk po e futni siç duhet. Për ta hequr
kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga mbajtësja e baterisë
ndërkohë që rrëshqitni butonin (6) në pjesën e përparme
të kutisë.
Montimi ose heqja e njësisë së ventilatorit
në xhaketë (Fig. 3)
Vendoseni njësinë e ventilatorit në xhaketë duke mbyllur
zinxhirin. Pastaj shtrëngoni butonin kapës për ta fiksuar.
Vendosja e mbajtëses së baterisë (Fig. 4)
Lidhni mbajtësen e baterisë me kabllon elektrike të
xhaketës.
Mund ta varni mbajtësen e baterisë në rripin e mesit.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
• Xhaketa me ventilator aktivizohet kur ajri që hyn ka
temperaturë dhe lagështi më të ulët se sipërfaqja e
trupit.
Xhaketa me ventilator mund të mos aktivizohet në rast
se temperatura dhe lagështia e ajrit është më e lartë se
temperatura dhe lagështia e xhaketës.
Veprimi i çelësit (Fig. 5)
Për ta ndezur xhaketën, shtypni dhe mbani butonin e
ndezjes (7). Xhaketa fillon me shpejtësi të lartë ajri. Çdo
herë që prekni butonin e ndezjes, shpejtësia e ajrit
ndryshon nga e lartë në mesatare, nga mesatare në të
ulët dhe nga e ulët në të lartë. Treguesi i shpejtësisë së
ajrit (8) tregon shpejtësinë aktuale të ajrit.
Për ta fikur, shtypni dhe mbani sërish butonin e ndezjes.
Butoni turbo (Fig. 5)
Me shtypjen e butonit turbo (9), xhaketa punon në
modalitet turbo për ftohje të shpejtë. Modaliteti turbo zgjat
për një minutë dhe shpejtësia e ajrit kthehet në normale.
Kontrolli i qarkullimit të ajrit (Fig. 6, 7
dhe 8)
Për të ruajtur qarkullim të qëndrueshëm të ajrit, mbyllni
butonin në grykën e xhaketës.
Mund ta kontrolloni qarkullimin e ajrit brenda xhaketës
duke mbyllur ose hapur zinxhirët e brendshëm.
Kur mbyllni zinxhirët e brendshëm (Fig. 7), shumica e ajrit
qarkullon nëpërmjet vrimës te qafa me volum të lartë ajri.
Kur hapni zinxhirët e brendshëm (Fig. 8), ajri qarkullon
nëpërmjet vrimës te qafa dhe mëngët.
Mënga e xhaketës mund të hiqet. Hiqeni mëngën sipas
kushteve të punës suaj, thjesht duke hapur zinxhirin.
Lidhja e pajisjeve USB (Fig. 9)
KUJDES:
• Lidhni vetëm pajisje që mbështesin folenë USB të
furnizimit me energji. Përndryshe, mund t'i shkaktojë
defekt mbajtëses së baterisë.
Mbajtësja e baterisë (me baterinë) mund të funksionojë si
furnizim i jashtëm me energji për pajisjet USB.
Hapni kapakun dhe lidhni kabllon USB (nuk përfshihet)
me folenë e furnizimit me energji (10) të mbajtëses së
baterisë. Më pas, lidhni skajin tjetër të kabllos me pajisjen.
Mbajtësja e baterisë (me baterinë) furnizon DC 5 V; 2,1 A
në një fole dhe 3,0 A gjithsej në dy foletë.
Për lehtësi përdorimi, kablloja USB mund të vendoset
brenda xhaketës, duke përdorur vrimën e xhepit dhe
mbajtësen e kabllos (Fig. 10).
SHËNIM:
• Përpara se të lidhni pajisjen USB me mbajtësen e
baterisë (me bateri), rezervoni gjithmonë të dhënat e
pajisjes USB. Përndryshe, ka mundësi të humbisni të
dhënat.
• Ngarkuesi mund të mos i furnizojë me energji disa
pajisje USB.
• Prisni 10 sekonda përpara se të ngarkoni pajisjen tjetër
të radhës.
• Gjatë mospërdorimit ose pas ngarkimit hiqeni kabllon
USB dhe mbyllni kapakun.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
• Sigurohuni gjithmonë që xhaketa të jetë fikur dhe që
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
inspektim apo mirëmbajtje.
Nëse xhaketa nuk ndizet ose nëse ka defekt në kutinë
plotësisht të ngarkuar të baterisë, pastroni terminalet e
mbajtëses së baterisë dhe kutinë e baterisë. Nëse
xhaketa nuk funksionon siç duhet, ndaloni përdorimin e
xhaketës dhe kontaktoni qendrën tonë të autorizuar të
shërbimit.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
• Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo i shtojcave të tjera
mund të paraqesë rrezik lëndimi të personave.
Përdorini aksesorët ose shtojcat vetëm për qëllimin e
tyre të përcaktuar.
Nëse ju nevojiten të dhëna të tjera në lidhje me aksesorët,
pyesni në qendrën lokale të shërbimit të Makita-s.
• Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
• Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketë si
aksesorë standardë. Ata mund të ndryshojnë nga njëri
shtet në tjetrin.
73