Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse
të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të
poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak
se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më
pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të
përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të
gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe,
duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma
elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën
me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e
filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga
jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese.
MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të
pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të
filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të
zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk mban
përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri,
për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja
apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet
të pastrohet një herë në muaj me detergjentë
jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me
temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur
lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund
të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk
ndryshojnë aspak.
98
Type 20 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv
që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy
muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të
përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C
(në rastin kur lahet në makinë larëse përdor ciklin e
plotë të larjes pa enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas
hiqeni dyshekun e vogël të vendosur në brendësi të
shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10
minuta në 100 ˚C për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa
herë që lecka të jetë dëmtuar.
Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK
lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi
pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe
rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë
është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo
katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
(1*)
(3**)
(*) Type 20
(2*)
(4**)
(**) Type 15 - Type 20
www.zanussi.com