TESY ES/RC GCA 10 Instrucciones De Uso página 63

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 16
Të nderuar klientë,
Ekipi i TESY - t Ju përgëzon nga gjithë zemra përfitimin
e ri. Shpresojmë se aparati Tuaj i ri do të kontribojë për
përmirësimin e komoditetit në shtëpinë tuaj.
Ky përshkrim teknik dhe instuksioni për shfrytëzimin
ka për synim t`Ju njoh me artikullin dhe kushtet për
montimin e tij të rregullt dhe shfrytëzimin e drejtë.
Instruksioni është i destinuar për teknik të licenzuar, të
cilat do të montojnë aparatin, do ta demontojnë dhe
riparojnë në rast defekti.
Ju lutemi, duhet të keni parasysh se respektimi i
instruksioneve në këtë udhëzues është para se të gjithash
në interes të blerësit, por ndërkohë është edhe një prej
kushteve të garancisë, të përshkuara në kartën e garancisë,
qe të mund blerësi ta përdorë shërbimin falas që ofrohet
nga garancia. Prodhuesi nuk përgjigjet për dëmtime në
aparatin ose dëme të mundshme të shkaktuara si rezultat
i eksploatimit dhe/ose montimit, që nuk iu përgjigjen
instruksioneve në këtë udhëzues.
Bojleri elektrik i përgjigjet të gjitha kërkesave të EN 60335-
1, EN 60335-2-21.
I.
DESTINIMI
Aparati është i destinuar për të siguruar me ujë të nxehtë
objekte banimi, që kanë një rrjet ujësjellës me presion jo
më shumë se 6 bar (0,6 MPa).
Ai është i destinuar për eksploatim vetëm në ambiente të
mbyllura dhe të ngrohta, në të cilat temperatura nuk ulet
nën 4°C dhe nuk është i destinuar të punojë në regjim të
pandërprerë dhe të vazhdueshëm.
II.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
1.
Nxënësia nominale V, në litra - shiko tabelën mbi
aparatin.
2.
Tension nominal - shiko tabelën mbi aparatin.
3.
Fuqia nominale - shiko tabelën mbi aparatin.
4.
Presion nominal - shiko tabelën mbi aparatin
KUJDES! Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit.
Kjo është e shpallura për aparatin dhe lidhet me
kërkesat e standardëve të parrezikshmërisë.
5.
Lloji i bojlerit - ujënxehës akumulues i mbyllur me
termoizolim.
6.
Veshje nga brenda - për modelet: GC - qelq - qeramikë
7.
Konsumi ditor i elektroenergjisë – shiko Shtojcën I
8.
Profili i shpallur i ngarkesës – shiko Shtojcën I
9.
Sasia e ujit të përzier tek 40ºC V40 në litra – shiko
Shtojcën I
10.
Temperatura maksimale e termostatit – shiko
Shtojcën I
11.
Akordimet e temperaturës të vendosur fabrikisht –
shiko Shtojcën I
12.
Efektiviteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit – shiko
Shtojcën I
Shqip
III.
RREGULLA TË RËNDËSISHME
Bojleri duhet të montohet vetëm në ambiente me
siguri normale kundër zjarrit.
Mos e lëshoni bojlerin para se të jeni të bindur se
është i mbushur me ujë.
Lidhja e bojlerit me rrjetat e ujlsjellsit të bëhet nga
teknik i licenzuar për ujësjellës. Tek modelet pa kablo
dhe spinë lidhja me rrjetin elektrik të bëhet nga teknik
i licenzuar për instalime elektrike. Teknik me autorizim
të posaçëm është një person, i cili ka kompetencat e
nevojshme sipas legjislacionit të vendit relevant.
Në lidhjen e bojlerit me rrjetin elektrik duhet të
kujdeseni për ludhja e rregullt e përçuesit mbrojtës (tek
modelet pa kablo dhe spinë).
Në rast se bojleri nuk do të përdoret për një kohë më
të gjatë (më shumë se 3 ditë) dhe është e mundshme
temperatura në ambientin të bie nën 0 °С, bojleri duhet
të zbrazret nga uji (ndiqni proçedurën e përshkruar në
nënpikën 2 "Lidhja e bojlerit me rrjetin ujësjellës" nga p. V).
Gjatë eksploatimit – (regjim i ngrohjes së ujit) – është
normalisht të pikojë ujë nga vrima e kullimit e valvulës
sigurie. Ajo duhet të mbetet e hapur ndaj atmosferës. Duhet
të ndërmerren të gjitha masat për heqjen dhe grumbullimin
e sasive të derdhura për shmangen e demave dhe nuk
duhet të shkelin kërkesat e përshkruara në pikën e dytë të
paragrafit të pestë. Valvula dhe elementet e lidhura me të
duhet të jenë të mbrojtura nga grirja.
Gjatë kohës së ngrohjes së aparatit mund të ketë
zhurmë (nga uji i zier). Kjo është normale dhe nuk
indikon dëmtime. Zhurma përforcohet me kalimin e
kohës për shkak të gëlqerorit të grumbulluar. Që të hiqet
zhurma aparati duhet të pastrohet. Ky shërbim ofrohet
nga garancia.
Për punë të sigurt të bojlerit, valvolëkthimi -
sigururuese duhet të pastrohet rregullisht dhe të
kontrollohet a funkcionon normalisht /pa blokim/, në
rajonet me ujë gëlqereje të pastrohet nga gëlqeren e
grombulluar. Ky shërbim nuk është objekt i garancisë.
Ndalohet çdo ndryshim dhe rikonstruksion i
konstrukcionit dhe të skemës elektrike të bojlerit. Në rast
konstatimi të ndryshimeve të tilla garancia skadohet.
Ndryshime dhe rikostrukcione quhen çdo heqje e
elementeve të përdorura nga prodhuesi, montimin e
komponentëve shtesë te bojleri, ndërrimin e elementëve
me analogë që nuk janë miratuar nga prodhuesit.
Nëse kabloja ushquese (për modelet që e kanë) është
e prishur ajo duhet të ndërrohet nga përfaqesues të
servisit ose nga person me një kualifikim të këtillë, për të
shmangur çdo risk
Kjo pajisje u destinua për përdorim nga fëmijë në
moshën 8 vjeçe ose mbi moshën 8 vjeçe, nga njerëz me
aftësi të kufizuara fizike, emocionale dhe mendore, ose
nga njerëzit të cilët nuk kanë përvojë ose njohuri, nëse
janë nën mbikëqyrje ose të instruktuar në përputhje
me përdorimin e parrezikshëm të pajisjes dhe nëse i
kuptojnë rreziqet të cilat mund të shkaktohen.
Fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes të mos bëhet nga
fëmijë pa mbikëqyrje
63
Instruksioni për shfrytězimin
AL

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido