Beko DN161220DX Manual Del Usuario página 308

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 242
1. Butoni i përcaktimit të temperaturës
së ndarjes së ngrirësit
Ky funksion ju lejon që të caktoni
temperaturën e ndarjes së ngrirësit. Shtypni
këtë buton për të caktuar temperaturën e
ndarjes së ngrirësit përkatësisht në -18, -19,
-20, -21, -22, -23 dhe -24.
2. Butoni i përcaktimit të temperaturës
së ndarjes së frigoriferit
ky funksion ju lejon që të caktoni
temperaturën e ndarjes së frigoriferit. Shtypni
këtë buton për të caktuar temperaturën e
ndarjes së frigoriferit përkatësisht në 8, 7, 6,
5, 4, 3, 2 gradë.
3. Treguesi i statusit të gabimit
Nëse frigoriferi nuk ftoh sa duhet ose
nëse ka një defekt të sensorit, ky tregues
do të aktivizohet. Kur ky tregues është
aktiv, Treguesi i temperaturës së ndarjes
së ngrirësit do të shfaqë "E" dhe Treguesi i
temperaturës së ndarjes së frigoriferit do të
shfaqë numrat si "1,2,3...". Këta numra te
treguesi japin informacione mbi gabimin për
personelin e servisit.
Kur vendosni ushqime të nxehta në
ndarjen e ngrirësit ose nëse e lini derën
të hapur për një kohë të gjatë, shenja e
pikëçuditjes mund të ndriçojë për pak kohë.
Ky nuk është një defekt; ky paralajmërim do
të zhduket kur ushqimet të ftohen.
4. Treguesi i kyçit të butonave
Përdorni këtë funksion nëse nuk dëshironi
që të ndryshohet përcaktimi i temperaturës
së frigoriferit. Shtypni njëkohësisht për
një kohë të gjatë (3 sekonda) Butonin e
përcaktimit të temperaturës së ndarjes
së frigoriferit dhe Butonin e përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së ngrirësit për ta
aktivizuar këtë funksion.
5. Treguesi i funksionit Eko-ekstra
Tregon se funksioni Eko-ekstra është aktiv.
Nëse ky funksion është aktiv, frigoriferi
do të zbulojë automatikisht periudhat
me më pak përdorim dhe gjatë këtyre
periudhave do të kryhet ftohja me efikasitet
për energjinë. Treguesi ekonomik do të jetë
aktiv gjatë kryerjes së ftohjes efikase për
energjinë.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
6. Butoni Eko-ekstra/i pushimeve
Shtypni pak këtë buton për të aktivizuar
funksionin Eko-ekstra. Mbajeni të shtypur
këtë buton për 3 sek. për të aktivizuar
funksionin e pushimeve. Shtypni përsëri
këtë buton për ta çaktivizuar funksionin.
7. Treguesi i funksionit të pushimeve
Tregon se funksioni i pushimeve është
aktiv. Nëse ky funksion është aktiv, në
treguesin e ndarjes së frigoriferit do të
shfaqet "- -" dhe në ndarjen e frigoriferit
nuk do të kryhet ftohja. Ndarjet e tjera do
të vazhdojnë të ftohen në përputhje me
temperaturën e caktuar për to.
Shtypni përsëri butonin përkatës për ta
çaktivizuar funksionin.
8. Funksioni i kursimit të energjisë
(ekrani i fikur)
Nëse dyert e produktit mbahen të
mbyllura për një kohë të gjatë atëherë
funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet
automatikisht dhe ndizet simboli i kursimit të
energjisë. Kur funksioni i kursimit të energjisë
është i aktivizuar, të gjitha simbolet në ekran
përveç simbolit të kursimit të energjisë do
të fiken. Kur funksioni i kursimit të energjisë
është i aktivizuar, nëse shtypet ndonjë buton
tjetër apo hapet dera, funksioni i kursimit të
energjisë do të anulohet dhe simbolet në
ekran do të kthehen në normal.
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet
gjatë dërgimit nga fabrika dhe nuk mund të
anulohet.
9. Treguesi i çaktivizimit të Icematic
Icematic nuk do të punojë kur treguesi i
këtij funksioni është aktiv.
Për të aktivizuar funksionin e çaktivizimit
të akullit, duhet ta mbani të shtypur butonin
e ngrirjes së shpejtë për 3 sekonda.
22
SQ

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Dn161230dx

Tabla de contenido