Skil 1012 Manual Original página 110

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 35
të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose
magazinoni veglën
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
PARA PËRDORIMIT
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
si voltazhi që tregohet në etiketën e karikuesit (karikuesit
e kategorisë 230 V ose 240 V mund të lidhen gjithashtu
me një burim energjie 220 V)
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
GJATË PËRDORIMIT
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara
e kapjes kur kryeni një veprim ku shtrënguesi
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur
(shtrënguesit që bien në kontakt me një tel elektrik mund
të bëjnë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit)
Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
PAS PËRDORIMIT
Ruajeni veglën/karikuesin në vende ku temperatura nuk
do të kalojë 40°C apo të bjerë nën 0°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË PAJISJE/NGARKUES
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
7 Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të
shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me
karikuesin e përfshirë)
8 Kategoria e izolimit III
9 IP20 (shkalla e mbrojtjes nga pluhurat dhe lagështia)
q Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
w Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Karikimi i baterisë e
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
! hiqeni ngarkuesin nga pajisja pasi të përfundojë
periudha e ngarkimit për të zgjatur jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- lidhni ngarkuesin B me prizën në mur dhe me
kontaktin C
- drita e ngarkimit D do të ndizet duke treguar se pajisja
është në ngarkim
- karikojeni baterinë për të paktën 5 orë, pas së cilave
bateria mund të përdoret (drita e kuqe D mbetet lit)
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- bateria duhet të mbahet e ndarë nga mjedisi natyral
dhe nuk duhet të hidhet si mbetje normale familjare
(simboli w do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të lindë
nevoja për ta hedhur)
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi
të veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
Ndezje/Fikje r
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit t
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
Ndërrimi i puntove y
! mos përdorni punto 25 mm pa mbajtësen
magnetike E 2
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
Bllokimi automatik i boshtit rrotullues
Ju lejon që të shtrëngoni ose të lironi manualisht vidat,
kur është e nevojshme u
Drita ndriçuese i
Drita ndriçuese F ndizet automatikisht kur aktivizoni
çelësin A, edhe kur çelësi G të jetë në pozicionin e mesit
(bllokues)
Llamba o
Ndizni/fikni llamba H duke shtyrë çelësin J në pozicionin
"I"/"O"
Pozicionet e dy dorezave p
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Përdorni puntot e duhura a
! mos përdorni punto të dëmtuara
! përdorni vetëm punto me bosht heksagonal
Kur vidhosni një vidë/pranë skajit të prerjes kryq ose
një skaj të drurit, shponi paraprakisht një vrimë për të
shmangur krisjen e drurit
Për një përdorim optimal të veglës kërkohet një presion i
qëndrueshëm mbi vidë, veçanërisht kur ta hiqni
Kur vidhosni në dru të fortë, duhet të shponi
paraprakisht një vrimë
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
Mbajeni veglën dhe karikuesin të pastra
110

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido