94
Oxhaku është i pajisur me një kavo
ushqyesi të veçantë; në rast dëmtimi të
kavos, kërkojini një tjetër shërbimit të
ndihmës teknike�
Largësia minimale midis sipërfaqes
mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit
dhe pjesës më të poshtme të oxhakut
thithës duhet të jetë jo më pak se 65cm në
rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak
se 75cm në rastin e kuzhinave me gaz apo
të përziera� Nëse udhëzimet e instalimit
të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë
një largësi më të madhe, duhet të mbahet
gjithnjë parasysh�
MIRËMBAJTJA
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose
mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke
ulur siguresës e përgjithshme të banesës�
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here
(të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që
kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës),
si nga brenda ashtu edhe nga jashtë� Për
pastrimin përdorni një leckë të njomë me
ilaç larës të lëngët jogërryes�
Mos përdorni produkte që përmbajnë
gërryese� MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të
pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit
të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes
që të zbatoni udhëzimet e dhëna�
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme
të mundshme tek motorri, për zjarre të
shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme�
Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik
duhet të pastrohet një herë në muaj me
detergjentë jo gërryes, me dorë ose me
makinë larëse me temperaturë të ulët dhe
me cikël të shkurtër� Kur lahet në makinë
larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të
çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit
nuk ndryshojnë aspak�
Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një
përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të
kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit
të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
KOMANDIMET
Oxhaku është i pajisur me një panel
komandimi me kontroll të shpejtësisë së
thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për
ndriçimin e pllakës së gatimit�
1
2
1. ON/OFF dritat
2. OFF motorët
3. - 4. - 5. Fuqia thithëse minimale (3.), e
mesme(4.), maksimale (5.)�
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast
përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit�
Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta
para se të filloni të gatuani dhe ta lini të
punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit
të gatimit�
NDRIÇIMI
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike�
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat
sigurohuni që të jenë ftohur�
Zëvendësoni llambën e dëmtuar�
Përdorni vetëm llambë alogjene me kandelë
Ø35mm E14 28W�
3
4
5