Skil 8600 Serie Manual Original página 61

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 20
ELEMENTET E PAJISJES 2
A Çelësi i ndezjes/fikjes
B Butoni për bllokimin e çelësit
C Hundëza
D Tubi i daljes së ajrit
E Tubi i hyrjes së ajrit
F Qesja e pluhurave
G Rregullatori i qarkullimit të ajrit
H Të çarat e ajrosjes
SIGURIA
TË PËRGJITHSHME
• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
• Siguroni një ajrosje të mirë në vendin e punës
• Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të
tjerë (veçanërisht fëmijëve) dhe kafshëve
• Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
• Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në
një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
SIGURIA PERSONALE
• Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga
persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara
fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës
dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur
në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
• Mos lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk janë të
familjarijzuar me udhëzimet e përdorimit për funksionimin
e pajisjes (rregulloret lokale mund të kufizojnë moshën e
përdoruesit)
• Mos i fryni kurrë copat në drejtim të personave përreth
• Mos fryni e thithni materiale që janë të rrezikshme
për shëndetin e njerëzve (si pluhurat nga druri i ahut
ose lisit, pluhuri i betonit, asbesti)
• Mos vishni rroba të gjera ose varëse që mund të kapen
në tubin e hyrjes së ajrit; mbajini flokët e gjata larg nga
tubi i hyrjes së ajrit
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mbani një maskë për pluhurat kur punoni në një mjedis
me pluhura
• Hiqeni gjithmonë spinën nga priza elektrike gjatë
pushimeve në punë ose para pastrimit, mirëmbajtjes,
kryerjes së rregullimeve dhe ndryshimit të aksesorëve,
për të minimizuar rrezikun e aktivizimit të veglës
aksidentalisht
SIGURIA ELEKTRIKE
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30
mA
• Mos fryni ose thithni lëngje (depërtimi i lëngjeve rrit
rrezikun e goditjeve elektrike)
• Mbajeni pajisjen larg nga shiu dhe lagështia
(depërtimi i ujit në motor rrit rrezikun e goditjeve elektrike)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Përdorni vetëm kordon zgjatues të pajisur me një spinë
dhe prizë kundër ujit
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues
është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni
kordonin para se të hiqni spinën)
• Mos e shkelni, shtypni apo tendosni kordonin
• Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen
ose heqjen e spinës së veglës së punës
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
PARA PËRDORIMIT
• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
• Gjatë thithjes, mos e përdorni kurrë pajisjen pa vendosur
qesen e pluhurave
• Kontrolloni rregullisht qesen e pluhurave për konsum ose
dëmtime
• Zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
• Mbani një qëndrim të sigurt gjatë punës (mos u zgjasni
shumë, veçanërisht kur përdorni ose jeni mbi shkallë)
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje
- ndizeni pajisjen duke tërhequr çelësin e aktivizimit A
- bllokojeni çelësin për një përdorim në vazhdim duke
shtypur butonin B
- zhbllokoni çelësin duke tërhequr përsëri çelësin A dhe
më pas lëshojeni atë
- fikeni pajisjen duke lëshuar çelësin e aktivizimit A
! para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që të mos
jetë në kontakt me ndonjë objekt
! pas fikjes së pajisjes, motori vazhdon të punojë
për disa sekonda
• Fryrja 6
- futni kapëset brenda hundëzës C në foletë e tubit të
daljes së ajrit D dhe mbërthejeni hundëzën duke e
rrotulluar në drejtim orar
! gjatë procesit të fryrjes, sigurohuni që tubi i hyrjes
së ajrit E 2 është i lirë nga copëzat/papastërtitë
61

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido