Skil F0150516 Serie Manual Original página 64

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 22
- nëse nivelimi automatik nuk është i mundur, p.sh.
sepse sipërfaqja në të cilën qëndron vegla matëse
ka një shmangie mbi 4° nga plani horizontal,
treguesi E do të ndizet në të kuqe, vija e laserit do të
pulsojë dhe do të dëgjoni një sinjal zanor
- mos e mbani veglën matëse afër me veshin
(sinjali i lartë zanor mund të shkaktojë dëmtime të
dëgjimit)
- në një rast të tillë, rregullojeni veglën matëse në një
pozicion të niveluar dhe prisni që të kryhet nivelimi
automatik
- kur vegla matëse të jetë përsëri brenda gamës së
nivelimit automatik prej ±4°, vijat e laserit ndizen në
mënyrë të vazhduar, treguesi E ndizet në jeshile
dhe sinjali zanor do të fiket
- kur nuk është brenda gamës së nivelimit automatik
prej ±4°, nuk mund të punoni me nivelimin
automatik, pasi nuk mund të sigurohet se vijat e
laserit veprojnë në kënd të drejtë me njëra-tjetrën
- në rast të dridhjeve të dyshemesë ose ndryshimeve
të pozicionit gjatë përdorimit, vegla matëse
nivelohet automatikisht përsëri
- për të shmangur gabimet, kontrolloni pozicionin e
vijës horizontale dhe vertikale të laserit në lidhje me
pikat e referencës pas përsëritjes së nivelimit
• Puna pa nivelimin automatik
- rrëshqiteni çelësin F në pozicionin 6 (treguesi E
ndizet në të kuqe)
- kur nivelimi automatik është i çaktivizuar, mund ta
mbani veglën matëse lirisht në duar ose ta vendosni
në një sipërfaqe të pjerrët
- vijat e laserit nuk veprojnë domosdoshmërisht
vertikalisht me njëra-tjetrën
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni gjithmonë qendrën e vijës së laserit për
shënime (gjerësia e vijës së laserit ndryshon me
ndryshimin e distancës)
• Syzet për shikimin e laserit 1 (nuk përfshihen si
standard)
- syzet për shikimin e laserit G 1 filtrojnë dritën e
ambientit
- kjo bën që drita e kuqe e laserit të duket më e
ndritshme për sytë
- mos i përdorni syzet për shikimin e laserit si
syze mbrojtëse (syzet për shikimin e laserit
përdoren për përmirësimin e pamjes së rrezes së
laserit, por ato nuk ju mbrojnë nga rrezatimi i laserit)
- mos i përdorni syzet për shikimin e laserit si
syze dielli ose në trafik (syzet për shikimin e
laserit nuk ofrojnë mbrojtje të plotë nga rrezet UV
dhe zvogëlojnë perceptimin e ngjyrave)
• Puna me trekëmbëshin (nuk përfshihet si standard)
- trekëmbëshi H 1 ofron një mbështetje të
qëndrueshme dhe me lartësi të rregullueshme për
matjen
- vendoseni veglën matëse nëpërmjet montimit të
trekëmbëshit J te filetimi mashkull 1/4" i
trekëmbëshit dhe vidhosni mirë vidhën bllokuese të
trekëmbëshit
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Mbrojeni veglën matëse nga lagështia dhe nga
drita e drejtpërdrejtë e diellit
• Mos e ekspozoni veglën matëse ndaj
temperaturave ekstreme ose ndaj ndryshimeve në
temperaturë (mund të dëmtohet saktësia e veglës
matëse)
- për shembull, mos e lini atë në automjete për një
kohë të gjatë
- lëreni veglën matëse të përshtatet me temperaturën
e ambientit para se ta përdorni
• Shmangni goditjet e forta ose rrëzimin e veglës
matëse
- dëmtimi i veglës matëse mund të ndikojë te saktësia
e saj
- pas një goditje ose përplasje të fortë, krahasoni vijat
e laserit me një vijë referimi të njohur horizontale
ose vertikale
• Shtyjeni çelësin F 1 te pozicioni i bllokimit 6 kur
e transportoni veglën matëse (kjo e bllokon njësinë
e nivelimit, e cila mund të dëmtohet në rast të lëvizjeve
të mëdha)
• Mbajeni veglën matëse të pastër gjatë të gjithë kohës
• Mos e zhytni veglën matëse në ujë ose në lëngje të
tjera
• Fshini copëzat me një pecetë të butë dhe të lagur
• Mos përdorni solucione pastrimi ose hollues
• Pastroni rregullisht sipërfaqet, sidomos në vrimën
dalëse të laserit, dhe tregoni kujdes për grumbullimin e
fibrave
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me
vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e
afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.
com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët
dhe paketimin së bashku me materialet e
mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 4 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë
nevoja për t'i hedhur
64

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0516

Tabla de contenido