MBROJTËSJA PËR DUSH "BLOM‑SINGER
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Mbrojtësja për dush "Blom-Singer" është menduar për të mbrojtur trakeostomën gjatë bërjes së
dushit dhe larjes së flokëve. Kur vendoset saktë, ajo do t'ju lejojë të merrni frymë lirisht ndërkohë
që parandalon hyrjen në trakeostomë të çurgut të dushit dhe të ujit që rrjedh në qafë. Ajo ofrohet
me një fole valvule të trakeostomës "Blom-Singer" dhe 30 disqe me shirit ngjitës "Blom-Singer". Kjo
pajisje pajtohet edhe me tubin e laringektomisë "StomaSoft" të "Blom-Singer".
INDIKACIONE (Arsyet pse rekomandohet pajisja ose procedura)
Kjo pajisje është menduar për përdorim nga individët që kanë një punkturë të përhershme në qafën
e tyre (stomë) në vijim të laringektomisë totale (heqja e laringut).
KUNDËRINDIKACIONE (Arsyet që e bëjnë të pakëshillueshëm rekomandimin e pajisjes ose
procedurës)
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim për mbrojtjen e punkturës së frymëmarrjes
(stomës) gjatë bërjes së dushit dhe duhet të vendoset saktë sipas udhëzimeve të mëposhtme. Kjo
pajisje nuk është parashikuar për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes nëse koka dhe qafa janë të
zhytyra në ujë. Nuk duhet të përdoret gjatë sporteve të ujit.
PARALAJMËRIME DHE MASA PARAPRAKE
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim nga një pacient për mbrojtjen e punkturës së
frymëmarrjes (trakeostoma) gjatë bërjes së dushit dhe duhet të vendoset në mënyrën e duhur
sipas udhëzimeve të mëposhtme. Kjo pajisje nuk është parashikuar për mbrojtjen e rrugëve të
frymëmarrjes nëse koka dhe qafa janë të zhytyra në ujë. Nuk duhet të përdoret gjatë sporteve të
ujit. Nëse ka të çara, plasaritje ose dëmtime strukturore në pajisje, ndërprisni përdorimin e saj.
KOMPLIKACIONET
Mund të vihen re komplikacionet e mëposhtme:
• Depërtim i një sasie të vogël çurgu të dushit ose pikash uji në rrugët e frymëmarrjes (stomë) që
mund të shkaktojë kollitje, aspirim ose shqetësim.
• Infektim, irritim i rrugëve të frymëmarrjes ose mushkërive ose irritim i indit të pacientit.
• Mbytje.
• Bllokimi i përkohshëm i frymëmarrjes.
UDHËZIME PËRDORIMI
Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm nga individët e trajnuar për përdorimin dhe kujdesin ndaj saj.
Vendosja, heqja dhe pastrimi
Para vendosjes së mbrojtëses për dush, duhet të vendoset një fole trakeostome "Blom-Singer"
ose një tub laringektomie "StomaSoft" i "Blom-Singer". Për të vendosur folenë ose tubin, ndiqni
udhëzimet e përdorimit që shoqërojnë aksesorin e produktit të zgjedhur.
Vendosja
Me duar të pastra, futeni mbrojtësen për dush pjesërisht në buzën e poshtme të folesë ose tubit të
trakeostomës të vendosur paraprakisht me filtrin e perforuar të frymëmarrjes të drejtuar për poshtë
(diagrami 1). Shtyjeni me kujdes mbrojtësen për dush derisa të kërcasë në vend. Nëse mbrojtësja
për dush vendoset saktë, ajo do të puthitet mirë brenda folesë ose tubit. Duhet të jeni në gjendje të
merrni frymë pa vështirësi me mbrojtësen për dush të vendosur.
Udhëzimet e përdorimit të mbrojtëses për dush "Blom‑Singer
SHQIP
"
®
®"
37728-01G I 11