KUJDESI PËR FURRËN MIKROVALORE
1.
Para pastrimit, shkyçni furrën dhe nxjerrni spinën nga
priza.
2. Le të jetë gjithmonë e pastër brendësia e furrës.
Kur thahen grimcat e ushqimit në muritë anësore
të furrës, lëndët fl uide që spërkaten ose lënda e
derdhur, ata fshini me leckë të lagshtë. Përdorimi i
detergjenteve të vrazhdëta ose lëndëve pastruese
agresive nuk rekomandohet.
3. Sipërfaqen e jashtme të furrës e pastroni me leckë
të lagshtë. Për të parandaluar dëmtimin e pjesëve në
brendësi të furrës kujdeseni që të mos derdhet uji në
vanat për ajrosje.
4. Mos lejoni që të laget paneli i mbikqyrjes. Atë e
pastroni me leckë të butë e të lagshtë. Për pastrimin
e panelit për mbikqyrje mos përdorni detergjente,
lëndë pastrimi të vrazhdëta (abrazive) ose pastrues
me sprucim.
5. Nëqoftëse në brendësi ose rreth sipërfaqeve të
shtëpizës tubohet avull, atë e fshini me leckë të butë.
Deri te kjo mund të vijë nëqoftëse e përdorni furrën
në ambiente të lagështa dhe kursesi nuk domethënë
gabim te funksionimi i furrës.
6. Kohë pas kohe, nevojitet të nxjerrni edhe tabakanë
prej qelqi dhe ta pastroni. Tabakanë e pastroni me
ujë të ngrohtë me ca detergjent ose në makinën për
pastrimin e enëve.
7.
Unaza e kushinetave dhe fundi (sipërfaqja e
poshtme) në brendësinë e furrës nevojitet të
pastrohet rregullisht, përndryshe gjatë funksionimit
furra mund të bëj zhurmë. Fundin e brendësisë së
furrës e pastroni thjeshtë me detergjent të rralluar, ujë
ose lëndë për pastrimin e qelqit dhe e thani. Unazën
e kushinetave mund të pastroni me ujë të ngrohtë
me ca detergjent ose në makinën për pastrimin e
enëve. Pas përdorimit të gjatë, në rrotat e unazës së
kushinetave tubohen avujt nga gatimi, por kjo nuk
ndikon në funksionimin e tyre. Kur e nxjerrni unazën e
kushinetave nga lugu i fundit të komorës (brendësia
e furrës), keni kujdes që atë ta rivendoni përsëri me
rregullsi në vend të vet.
8. Duhmën eventuale të padëshirueshme mund të
evitoni ashtu që në enë të thellë për gatitjen e
ushqimit në furrën mikrovalore të futni një fi lxhan me
ujë dhe të preni një lëvozhgë limone. Për pesë minuta
e futni në furrën mikrovalore dhe atë e kurdisni.
261