Makita EM408MP Manual De Instrucciones Original página 225

Accesorio de desbrozadora
Ocultar thumbs Ver también para EM408MP:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 60
Transportimi
Ndalojeni motorin gjatë transportit. Ndryshe,
1.
ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim.
Kur e transportoni makinerinë, gjithmonë
2.
vendosni kapakun te fleta prerëse. Kontakti me
fletët e zhveshura rezulton në lëndim.
3.
Siguroni pozicionimin e sigurt të makinerisë
gjatë transportimit me makinë për të shmangur
rrjedhjen e karburantit.
Ngrijeni të gjithë makinerinë nga toka kur e
4.
transportoni makinerinë. Zvarritja e makinerisë
shkakton dëmtim të serbatorit të karburantit dhe
rrjedhje të karburantit, duke rezultuar në zjarr.
Përdorimi
1.
Përdoreni makinerinë vetëm në vende me dritë
dhe shikueshmëri të mirë. Përdorimi në errësirë
ose në zona me shikueshmëri të dobët mund të
shkaktojë aksidente të papritura.
2.
Shmangni përdorimin e makinerisë kur është
e vështirë që të ruani ekuilibrin, për shembull
kur punoni në sipërfaqe të pjerrët ose në një
ditë me erë.
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në
3.
një sipërfaqe të paqëndrueshme ose të
rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët. Gjatë
dimrit bëni kujdes nga akulli dhe bora dhe
gjithmonë sigurohuni që të mbështetni këmbët
mirë.
Nëse dikush ju afrohet, ndalojeni motorin.
4.
Ndryshe, vegla prerëse që rrotullohet mund ta
godasë personin tjetër dhe mund të rezultojë në
lëndim të rëndë.
Pastrojeni zonën e punës përpara përdorimit.
5.
Hiqni të gjitha objektet e tilla si gurët, xhamat
e thyer, gozhdët, telat apo spangot, të cilat
mund të hidhen ose të ngecin në aksesorin
prerës. Copëzat e huaja mund ta dëmtojnë veglën
prerëse dhe mund të shkaktojnë kundërveprime të
rrezikshme.
6.
Për të kontrolluar makinerinë në mënyrë të
qëndrueshme, zbatoni sa më poshtë gjatë
përdorimit:
Mbajeni mirë makinerinë me të dyja duart
në anën e djathtë.
Vareni makinerinë në krah(ë) me rripat e
krahut.
Sigurohuni që të keni mbështetje të sigurt
të këmbëve. Asnjëherë mos punoni mbi
shkallë ose mbi pemë.
Shmangni zgjatjet më shumë sesa duhet.
Mbajeni veglën prerëse poshtë nivelit të
belit.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit tuaj larg
nga vegla prerëse që rrotullohet dhe
sipërfaqet e nxehta.
Këto veprime reduktojnë rrezikun e lëndimit.
7.
Nëse ngecin barishte apo degë mes veglës
prerëse dhe mbrojtëses, gjithmonë ndalojeni
motorin përpara se ta pastroni. Ndryshe,
rrotullimi aksidental i fletës mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Asnjëherë mos e rrëzoni apo hidhni makinerinë,
8.
përveçse në rast emergjence. Nëse makineria rrëzohet
ose godet diçka, menjëherë kontrolloni menjëherë
pajisjet e sigurisë dhe kontrolloni për rrjedhje
karburanti ose dëme të tjera. Përdorimi i një makinerie
që keqfunksionon mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
Inspektojeni shpesh veglën prerëse ose menjëherë
9.
pasi godet një gur apo objekte të tjera të forta. Nëse
vegla prerëse thyhet gjatë përdorimit, pjesa e thyer
mund të fluturojë tutje dhe mund të shkaktojë lëndim.
10. Ndalojeni motorin gjatë inspektimit, pastrimit
ose zëvendësimit të veglës prerëse. Ndryshe,
vegla prerëse mund të rrotullohet papritur dhe
mund të rezultojë në lëndim të rëndë.
11.
Mbani kontrollin e duhur derisa vegla prerëse
të ndalojë plotësisht, kur ndaloni motorin ose
lëshoni këmbëzën e akseleratorit. Fleta që
ndalon mund të shkaktojë lëndim.
12. Përpara se të nisni veprimin e prerjes, prisni
derisa vegla prerëse të arrijë shpejtësi të
mjaftueshme për prerje. Kjo redukton rrezikun e
zmbrapsjes dhe barishteve që ngecin.
13. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e
kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë
të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
14. Ndalojeni motorin dhe vendoseni në një vend
të sigurt, gjatë pushimit ose kur largoheni nga
makineria. Kjo parandalon aksidentet e papritura.
15. Mos e prekni motorin dhe zhurmëmbytësin e tij
ose mos i vendosni ato mbi lëndë të ndezshme
gjatë kohës që motori është në punë ose pak
pas ndalimit të tij, duke qenë se ato janë të
nxehta. Mund të shkaktohet djegie dhe/ose zjarr.
16. Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
Veglat prerëse
Përdorni një vegël prerëse të përshtatshme për
1.
punën tuaj.
Kokat prerëse prej najloni (kokat e prerësit
me fije) janë të përshtatshme për prerjen e
barit të lëndinave.
Fletët metalike janë të përshtatshme për
prerjen e barërave të këqija, shkurreve,
gëmushave, pemëve të vogla, korijeve dhe
të ngjashme.
Përdorni gjithmonë mbrojtësen për veglën prerëse
të përshtatshme për veglën prerëse që përdoret.
Kur përdorni kokë prerëse prej najloni,
2.
përdorni vetëm fije fleksibël jo metalike të
rekomanduara në këtë manual. Asnjëherë mos
përdorni tel ose litar teli. Ato mund të këputen
dhe mund të kthehen në predha të rrezikshme.
Asnjëherë mos përdorni zinxhirë rrotullues
3.
metalikë me shumë pjesë, fletë me zinxhir ose
fletë që nuk rekomandohen në këtë manual. Si
rezultat mund të shkaktohen lëndime të rënda.
Kur prekni fletën metalike, mbani gjithmonë doreza
4.
dhe vendosni kapakun e fletës mbi fletë. Fletët
mund të shkaktojnë prerje në duart e zhveshura.
Gjatë përdorimit të fletëve metalike, shmangni
5.
"zmbrapsjet" dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shikoni seksionin
Zmbrapsja.
225 ALBANIAN

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

Em409mp

Tabla de contenido