Udhëzime Sigurie - Hansgrohe Croma Showerpipe 27201000 Instrucciones De Montaje

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 6
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm
për mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të
rëndohet me objekte të tjera!
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
sistemin e dushit pa qenë nën mbikëqyrje. Personat
që janë nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk
duhet ta përdorin sistemin e dushit.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse.
Duhet të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Sistemi i dushit duhet të përdoret vetëm qëllimet e
banjave, të higjienës dhe të larjes së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit
të ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
Armatura duhet montuar, shpërlarë dhe kontrolluar në
bazë të normave të vlefshme.
Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të
kualifikuar duhet pasur parasysh që e gjithë sipërfaqja
mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira
mes pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i
përshtatshëm për montim dhe nuk duhet të ketë pika
të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë
të përshtatshme vetëm për beton. Te përbërja tjetër
murore të merren parasysh të dhënat e prodhuesit të
kunjave.
Filtri i bashkëngjitur (97708000) duhet montuar
për të garantuar rrjedhjen sipas normave të ujit nga
spërkatësja si dhe për të evituar thithjen e ndotjeve
nga tubacionet e ujësjellësit. Nëse dëshironi më
shumë vëllim uji, atëherë në vend të filtrit (97708000)
duhet të përdorni sitën (94246000). Ndotjet mund të
dëmtojnë pjesë funksionale të spërkatëses. Hansgrohe
nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në
këtë mënyrë.
Shqip
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
Presioni i rekomanduar:
Presioni për provë:
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
Temperatura e rekomanduar e ujit të ngrohtë:
Përmasat e lidhjeve:
Lidhjet G 1/2:
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Përshkrimi i simbolit
Montimi shih faqen 34
i ftohtë djathtas - i ngrohtë majtas
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Rubinet me ujë të përzier me kufizim të ujit të
ngrohtë, justimi shih faqen 31. Në kombinim
me ngrohësit elektrikë të ujit nuk ka nevojë
për bllokadë të ujit të ngrohtë.
Përmasat (shih faqen 32)
Diagrami i qarkullimit (shih
faqen 33)
Përdorimi (shih faqen 38)
Mirëmbajtja (shih faqen 40)
Penguesit e rrjedhjes në drejtim të kundërt
duhen kontrolluar rregullisht në bazë të
normave DIN EN 1717 konform normave
nacionale dhe regjionale (DIN 1988 një
herë në vit).
Pastrimi (shih faqen 41) dhe
broshura bashkëngjitur
Pjesë ndërrimi (shih faqen 44)
maks.1 MPa
0,15 - 0,5 MPa
1,6 MPa
maks. 80°C
65°C
150±12 mm
29

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Croma showerpipe 27202000

Tabla de contenido