Instalimi; Nxirreni Nitrogjenin Jashtë Njësisë Së Brendshme; Instalimi Hidraulik - Vaillant climaVAIR intro VAIL1-025WNO Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Ocultar thumbs Ver también para climaVAIR intro VAIL1-025WNO:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 3
5

Instalimi

5.1
Nxirreni nitrogjenin jashtë njësisë së
brendshme
1.
Në anën e pasme të njësisë së brendshme do të gjeni
dy tuba bakri me skaj fundor plastik. Skaji më i gjerë
është një udhëzim për ngarkimin e nitrogjenit molekular
në njësi. Nëse në pjesën fundore del përpara një
buton i kuq, do të thotë se njësia nuk është boshatisur
plotësisht.
2.
Shtypni elementin fundor të tubit tjetër me diametër më
të vogël, për të nxjerrë nga njësia e brendshme gjithë
nitrogjenin.
5.2

Instalimi hidraulik

5.2.1
Shtrini linjën e tubave të njësisë së brendshme
Udhëzim
Kur gjatësia e tubacioneve të lëndës ftohëse
tejkalon 5 m, duhet të shtoni lëndë ftohtëse (
Kapitulli "Vënia në punë").
1
1.
Shponi një vrimë në kanalin e tubacioni/rripit të kabllit
në murin e jashtëm.
Diametri: 55 mm
Vrimë me pjerrësi të lehtë tubi nga jashtë
Pozicioni: shihni figurën e pllakës së montimit për
shtrirjen e tubit/rripit të kabllit në pjesën e pasme
të njësisë së brendshme. Nëse kjo nuk është e
mundur, atëherë mund të shtroni tubacionin/rripin
e kabllit në anë të njësisë së brendshme. Për këtë
çani me kujdes zgavrat (1).
2.
Lidhni një tapë hermetizuese në skajet e tubit.
3.
Bashkoni tubacionet e lëndës ftohëse me kabllot
lidhës (kablli i rrjetit dhe kablli lidhës) dhe me tubin
e shkarkimit të lëndës së kondensuar, në një
tubacion/rrip kablli.
4.
Futeni tubacionin/rripin e kabllit në vrimën e shpuar të
njësisë së jashtme.
5.
Gjatë shtrirjes dhe përkuljes së tubacioneve të lëndës
ftohëse bëni kujdes që të shmangni shtypjen ose çdo
dëmtim të mundshëm.
156
6.
1
3
5
Izolojini tubacionet e lëndës ftohëse (1, 2) një nga një.
7.
Mbështillni tubacionin/rripin e kabllit (duke përfshirë
kabllot lidhës (3) dhe tubin e shkarkimit të lëndës së
kondensuar (4)) me material termoizolues (5).
8.
Shkurtoni tubacionet e lëndës ftohëse me një prerës
tubi, në mënyrë që copëzat e mëdha të qëndrojnë.
9.
Limoni skajet e tubave në mënyrë që të mos hyjnë
ashklat në tubacionet e lëndës ftohëse.
10.
Vendosini dadot tek tubacionet e lëndës ftohëse dhe
vendosni fllanxhat.
11.
Vareni njësinë e brendshme në mbajtësin e sipërm të
pllakës së montimit.
12.
Anojeni pjesën e poshtme të njësisë së brendshme
nga muri dhe fiksojeni njësinë e brendshme në këtë
pozicion, ku p.sh. të kapni një copë dru midis pllakës
së montimit dhe njësisë së brendshme.
13.
Lidhni tubacionet e lëndës ftohëse dhe tubin e
shkarkimit të kondensatorit me njësinë eë brendshme.
5.2.2
Instaloni tubin e shkarkimit të lëndës së
kondensuar
1.
Instaloni tubin e shkarkimit të lëndës së kondensuar
pa përthyerje ose valëzime dhe me pjerrësi ngjitëse,
në mënyrë që lënda e kondensuar të mund të rrjedhë
lirshëm.
2.
Instaloni tubin e shkarkimit të lëndës së kondensuar,
në mënyrë të tillë që distanca e skajit të lirë të jetë të
paktën 50 mm nga dyshemeja.
3.
Izoloni një tub shkarkimi të lëndës së kondensuar që
qëndron jashtë, për të shmangur ngrirjen e lëndës së
kondensuar.
5.2.3
Lidhni tubacionet e lëndës ftohëse në njësinë e
jashtme
Udhëzim
Instalimi është më i thjeshtë, kur tubi i gazit është
lidhur fillimisht. Tubi i gazit është tubi më i trashë.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 0020319937_00
2
3
4

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido