Instalimi Elektrik - Vaillant climaVAIR intro VAIL1-025WNO Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Ocultar thumbs Ver también para climaVAIR intro VAIL1-025WNO:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 3
1.
Montoni njësinë e jashtme në vendin e parashikuar.
2.
Hiqni tapat mbrojtëse nga valvulat bllokuese të
tubacioneve të lëndës ftohëse në njësinë e jashtme.
3.
Përkuleni tubacionin e instaluar të lëndës ftohëse me
kujdes në drejtimin e njësisë së jashtme.
4.
Vendosini dadot tek tubacionet e lëndës ftohëse dhe
vendosni fllanxhat.
5.
Lidhini tubacionet e lëndës ftohëse me valvulat
përkatëse bllokuese në njësinë e jashtme.
6.
Lërini valvulat bllokuese të mbyllura.
7.
Hermetizoni vijat ndarëse të termoizoluesit me shirit
izolues.
5.2.4
Planifikoni si duhet rrjedhën kthyese të vajit tek
kompresori
Qarku i lëndës ftohëse përmban një vaj të veçantë, i cili e
lubrifikon kompresorin e njësisë së jashtme. Për një kthim
më të lehtë të vajit në kompresor:
Poziciononi njësinë e brendshme paksa më lart sesa
njësia e jashtme, nëse është e mundur.
Montoni tubin thithës (më të trashin) me zgavrën në
drejtim të kompresorit.
Në lartësitë mbi 7,5 m:
Instaloni gjithashtu një sifon ose një ndarës vaji çdo 7,5
metra, ku vaji të mund të mblidhet dhe të thithet, për t'u
kthyer më pas sërish në njësinë e jashtme.
Montoni një hark përpara njësisë së jashtme, për të
përmirësuar edhe më shumë kthimin mbrapsht të vajit.
5.3

Instalimi elektrik

Instalimi elektrik duhet të kryhet vetëm nga një elektricist!
5.3.1
Përgatitja e instalimit elektrik
1.
Kalojeni produktin pa tension.
2.
Prisni minimalisht 3 minuta, derisa të jenë ngarkuar
kondensatorët.
3.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
4.
Nëse parashikohet për vendin e instalimit, instaloni një
çelës sigurie për rrymën e mbetur, të tipit B.
5.3.2
Kabllazhi
1.
Përdorni shtrënguesit e kabllove.
2.
Shkurtoni kabllin lidhës sipas nevojës.
30 mm max.
3.
Për të shmangur qarqe të shkurta gjatë nxjerrjes së
paqëllimshme të një konduktori, zhvishni këmishën e
jashtme të kabllit fleksibël vetëm maksimalisht 30 mm.
4.
Sigurohuni që izolimi i fillit të brendshëm gjatë
zhveshjes së këmishës së jashtme nuk do të dëmtohet.
5.
Hiqni izolues vetëm aq sa duhet nga fijet e brendshme,
siç kërkohet për një lidhje të besueshme dhe të
qëndrueshme.
6.
Për të parandaluar një qark të shkurtër nga lirimi i
lidhëseve, pas heqjes së izolantit, bashkoni këmishët
lidhëse tek kontaktet.
0020319937_00 Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
7.
Kontrolloni nëse të gjitha fijet janë mekanikisht të
fiksuara mirë në terminalet e spinës. Nëse është
nevoja, shtrëngojini ato.
5.3.3
Lidhni njësinë e jashtme me energjinë elektrike
1.
Hiqni kapakun mbrojtës nga lidhjet elektrike të njësisë
së jashtme.
2.
Lidhni secilën nga fijet e kabllit lidhës të rrjetit si dhe
të kabllit bashkues me njësinë e brendshme, sipas
skemës elektrike.
3.
Izoloni fijet e papërdorura me izolant dhe sigurohuni që
të mos bien në kontakt me pjesë me korrent.
4.
Sigurojini kabllot e instaluara në lëshuesin e kabllit të
njësisë së jashtme.
5.
Montoni kapakun mbrojtës të lidhjeve elektrike.
5.3.4
Lidhni njësinë e brendshme me energjinë
elektrike
1.
Hiqni kapakun mbrojtës nga lidhjet elektrike të njësisë
së brendshme.
2.
Tërhiqni kabllin lidhës të njësisë së jashtme nga pjesa
e pasme e njësisë së brendshme, përmes kanalit të
posaçëm të kabllit nga përpara.
3.
Lidhni secilën nga fijet e kabllit lidhës sipas skemës
elektrike në bllokun e terminaleve të njësisë së
brendshme.
4.
Montoni kapakun mbrojtës të lidhjeve elektrike.
5.3.5
Skema e lidhjes
N(1)
2
3
A
a
b
c
N(1)
2
3
B
a
b
c
A
VAIL1-025/030WN
B
VAIL1-045/060WN
a
blu
N(1)
2
3
L
N
220-
240 V
N(1)
2
L(3)
N
L
220-
240 V
b
e zezë
c
bojë kafe
157

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido