7
Lidheni televizorin me internetin
Veçoria e lidhshmërisë ju lejon ta lidhni televizorin me rrjetin në shtëpi me tel ose pa tel. Mund të
përdorni këtë sistem rrjeti për t'u lidhur me internetin ose për të patur akses te fotografitë, videot dhe
skedarët audio të ruajtur në një server të medias të lidhur me rrjetin dhe për t' i lexuar/shfaqur në
televizor.
Sidoqoftë, nëse televizori nuk ka një pajisje USB pa tel ose nuk e mbështet veçorinë e brendshme
të WLAN, duhet të përdorni llojin e lidhjes me tel. Shtoni televizorin te rrjeti i shtëpisë duke e lidhur
me modemin/ruterin me një kabllo LAN (nuk përfshihet) si në ilustrim.
Për të përdorur televizorin me rrjetin me valë, mund t'ju duhet një pajisje USB WLAN. Duhet ta lidhni
atë me një nga hyrjet USB të televizorit. Nëse televizori e mbështet veçorinë e brendshme WLAN,
nuk do t'ju duhet asnjë adaptor tjetër pa tel LAN.
Shtypni butonin Menyja për të parë menynë kryesore të televizorit. Zgjidhni Parametrat me
butonat e drejtimit, theksoni Rrjeti dhe shtypni OK. Kur Lloji i rrjetit të jetë i theksuar, shtypni
butonat Majtas ose Djathtas për të zgjedhur llojin e lidhjes. Lidhja me tel do të realizohet
automatikisht. Nëse zgjidhet lidhja pa tel, theksoni Skanoni rrjetet pa tel dhe shtypni OK.
Televizori do të kërkojë për rrjetet e disponueshme pa tel dhe do t'i renditë kur të përfundojë.
Zgjidhni një prej tyre dhe shtypni butonin OK për t'u lidhur. Nëse rrjeti pa tel është i mbrojtur me një
fjalëkalim, duhet të futni fjalëkalimin e saktë për të pasur akses te rrjeti.
Lidhja pa tel
Televizori me Wi-Fi
të brendshëm
Lidhja me brez të gjerë
ISP
Lidhja
USB pa tel
Njësia e
jashtme
ose
Hyrja/et USB në anën e
pasme majtas të televizorit
Lidhja me tel
Hyrja USB në anën e
pasme të televizorit
Shq p
Lidhja me brez të gjerë
ISP
Lidhja
Kablloja LAN (ethernet)