Përdorimi i produktit
10. Butoni i lidhjes pa tel
Ky buton përdoret për të bërë një lidhje pa tel me
produktin tuaj nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz. (
) Kur butoni shtypet për një periudhë të gjatë
(3 sekonda), drita LED në buton pulson ngadalë
(me intervale prej 0,5 sekondash). Në këtë mënyrë
në produkt aktivizohet rrjeti i shtëpisë.
Pasi arrihet lidhja pa tel me produktin, drita LED në
buton ndriçon vazhdimisht.
Kur të vendoset lidhja fillestare, mund ta aktivizoni/
çaktivizoni lidhjen duke shtypur shkurtimisht këtë
buton. Derisa të realizohet lidhja, drita LED në
buton
pulson me shpejtësi (me intervale prej 0,2
sekondash). Kur lidhja është aktive, drita LED do të
ndizet në mënyrë të vazhdueshme.
Nëse lidhja nuk mund të vendoset për një periudhë
të gjatë, kontrolloni parametrat e lidhjes dhe
referojuni pjesës "Zgjidhja e problemeve" që
gjendet në manualin e përdorimit.
Për lidhjen pa tel duhet përdorur aplikacioni
HomeWhiz. Hapat e instalimit përshkruhen në
aplikacion gjatë instalimit.
Mund të futeni në aplikacion duke lexuar kodin
QR që ndodhet te etiketa HomeWhiz në produkt.
Aplikacioni ofrohet nëpërmjet App Store për pajisjet
IOS dhe nëpërmjet Play Store për pajisjet Android.
Vizitoni https://www.homewhiz.com/ për
informacione të detajuara.
11. Butoni i caktimit të temperaturës së
ndarjes së ngrirësit
ftohësit. Shtypja e këtij butoni (
që temperatura e ndarjes së ngrirësit të mund
të caktohet në -16, -17, -18, -19, -20, -21, -22
gradë celsius.
C
6.3 Moduli kundër erës së keqe
(FreshGuard)
*Mund të mos jetë e disponueshme në të
gjitha modelet
Moduli kundër erës së keqe heq erën që krijohet
brenda frigoriferit tuaj para se të depërtojë nëpër
sipërfaqe. Falë këtij moduli, i cili vendoset në tavanin
e ndarjes së ushqimeve të freskëta, erërat e këqija
largohen ndërkohë që ajri kalon në mënyrë aktive në
filtrin e erërave, dhe më pas ajri që është pastruar
nga filtri kalon përsëri në ndarjen e ushqimeve të
freskëta. Në këtë mënyrë, erërat e padëshiruara që
mund të shfaqen gjatë ruajtjes së ushqimeve në
frigorifer eliminohen para se të depërtojnë nëpër
sipërfaqe.
Kjo realizohet falë ventilatorit, dritës LED dhe filtrit të
erërave të integruar në modul.
Kur dëshironi të përdorni modulin kundër erës së
) do të bëjë
keqe, aktivizojeni nga butoni i treguesit.
22 /36 SQ
* Modaliteti i kursimit të energjisë (ekrani joaktiv)
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet
automatikisht kur dera e produktit nuk hapet apo
mbyllet.
dhe të gjitha simbolet e tjera përveç atij të zgjedhur
mes simboleve të ujit ( ), kubave të akullit ( ) dhe
akullit me copa ( ) janë të çaktivizuara. Kur funksioni
i kursimit të energjisë është aktiv, shtypja e një
butoni ose hapja e derës do të çaktivizojë funksionin
e kursimit të energjisë dhe sinjalet në ekran do të
kthehen në normale. Funksioni i kursimit të energjisë
është një funksion i aktivizuar në fabrikë dhe nuk
mund të anulohet.
Frigorifer / Manuali i përdorimit