Descargar Imprimir esta página

Beko GN163220S Manual Del Usuario página 468

Publicidad

4
Përgatitja
4.1. Çfarë të bëni për
kursimin e energjisë
mehmet
A
Lidhja e produktit me sistemet elektronike
të kursimit të energjisë është e dëmshme,
dhe kjo mund të dëmtojë produktin.
• Mos i mbani dyert e frigoriferit të hapura për
periudha të gjata.
• Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta në
frigorifer.
• Mos e mbushni shumë frigoriferin; bllokimi
i rrjedhës së brendshme të ajrit do të ulë
kapacitetin e ftohjes.
• Vlera e konsumit të energjisë e specifikuar
për frigoriferin është matur me raftin e sipërm
të ndarjes së ngrirësit të hequr, raftet e tjera
dhe raftet e poshtme në vendin e tyre dhe me
ngarkesë maksimale. Mund ta përdorni raftin
e sipërm prej xhami, në varësi të formës dhe
madhësisë së ushqimeve që do të ngrini.
• Në varësi të veçorive të produktit, shkrirja e
ushqimeve të ngrira në ndarjen e ftohtë do të
sigurojë kursimin e energjisë dhe do të ruajë
cilësinë e ushqimeve.
• Shportat/raftet e përfshira me ndarjen e freskisë
duhet të përdoren gjithmonë për një konsum të
ulët të energjisë dhe për kushte më të mira të
ruajtjes.
• Kontakti i ushqimeve me sensorin e
temperaturës në ndarjen e ngrirësit mund
të rritë konsumin e energjisë të pajisjes. Për
këtë arsye duhet të shmangni çdo kontakt me
sensorin(ët).
• Sigurohuni që ushqimet të mos jenë në kontakt
me sensorin e temperaturës së ndarjes së
ftohësit që përshkruhet më poshtë.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
4.2. Përdorimi për herë të parë
Para se ta përdorni frigoriferin, sigurohuni që
të bëni përgatitjet e duhura në përputhje me
udhëzimet në paragrafët "Udhëzimet për sigurinë
dhe mjedisin" dhe "Montimi".
• Mbajeni produktin në punë pa ushqime në të
për 6 orë dhe mos e hapni derën, nëse nuk
është shumë e domosdoshme.
C
Kur të aktivizohet kompresori do të
dëgjoni një tingull. Është normale të
dëgjoni tinguj kur kompresori nuk është
aktiv, për shkak të lëngjeve dhe gazeve të
ngjeshura në sistemin e ftohjes
C
Është normale që anët e përparme të
frigoriferit të jenë të ngrohta. Këto zona
janë të projektuara që të ngrohen për të
parandaluar kondensimin.
C
Në disa modele, paneli i instrumenteve
fiket automatikisht 5 minuta pas mbylljes
së derës. Ai do të riaktivizohet kur të
hapet dera ose kur të shtypet një buton.
17 / 38 SQ

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Gn162430pGn162430xGn163040xGno163230x4jGn 163221 sGn162335x