10. Palosni dhe fiksoni rripin e mesit me grepin dhe
shtrënguesen në formë laku siç tregohet në figurë.
► Fig.43
11. Fiksoni pajimet e krahut me grepin dhe
shtrënguesen në formë laku siç tregohet në figurë.
► Fig.44
12. Kontrolloni si më poshtë:
•
Rripi i mesit është në pozicionin e rekomanduar.
•
Pjesa e sipërme e pajimeve të krahut dhe pjesa e
sipërme e njësisë janë në një nivel.
•
Njësia puthitet mirë me trupin tuaj.
► Fig.45
SHËNIM: Ju mund të punoni në mënyrë komode
kur e vishni njësinë në mënyrë që pjesa e sipërme e
pajimeve të krahut dhe pjesa e sipërme e njësisë janë
në një nivel.
SHËNIM: Kur rripi i mesit është në pozicionin e
rekomanduar, ju mund ta mbështesni mirë njësinë te
mesi juaj.
Ulja e njësisë
KUJDES:
Kur e ulni njësinë, vendoseni
njësinë në një sipërfaqe të sheshtë dhe të
qëndrueshme në mënyrë që njësia të mos bjerë.
KUJDES:
Përpara se të ulni veglën ose
makinerinë, sigurohuni që të fikni veglën ose
makinerinë dhe të sigurohuni që vegla prerëse të
ketë ndaluar plotësisht.
KUJDES:
Sigurohuni që të zhbllokoni rripin e
kraharorit dhe rripin e mesit sipas këtij rendi.
Përpara se të ulni njësinë, hiqni veglën ose makinerinë
nga njësia.
Zhbllokoni tokëzën e rripit të kraharorit, më pas tokëzën
e rripit të mesit, dhe më pas uleni njësinë ngadalë.
► Fig.46: 1. Tokëza
Kur ulni njësinë në dysheme ose në tokë, zhbllokoni
tokëzën e rripit të kraharorit, më pas tokëzën e rripit të
mesit dhe më pas hiqni një nga rripat e krahut.
► Fig.47
Hiqni rripin tjetër të krahut dhe mbani dorezën e njësisë
ndërkohë që mbani rripin e krahut. Uleni njësinë
me ngadalë në dysheme ose në tokë duke mbajtur
dorezën.
► Fig.48
Përdorimi i rripit të varjes
Aksesor opsional
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që
rripi i varjes të jetë vendosur siç duhet te varësja
në vegël.
Ju mund të përdorni rripin e varjes me këtë njësi për
kositësen e barit me bateri ose sharrën me bosht me
bateri.
Bashkimi i rripit të varjes
1.
Bashkoni grepat e rripit të varjes me unazat
e rripit të krahut ose rripin e mesit siç tregohet në
figurë. Zgjidhni llojin e rripit dhe metodën e lidhjes të
përshtatshme për përdorimin tuaj.
► Fig.49: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.50: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.51: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.52: 1. Unaza 2. Grepi
2.
Bashkoni grepin me veglën.
► Fig.53: 1. Grepi
Shkëputja e veglës
Shtypni levat në tokëz për të zhbllokuar tokëzën duke
mbajtur njëkohësisht veglën për të liruar veglën nga
pajimet e krahut.
► Fig.54: 1. Leva
SHËNIM: Tokëza nuk jepet me pajisjen në varësi të
llojit të rripit.
Shkëputja në rast urgjence
1.
Shtyni levat në tokëzat e rripit të kraharorit dhe të
rripit të mesit për të zhbllokuar tokëzën.
► Fig.55: 1. Leva
2.
Ndërkohë që mbani veglën me një dorë, hiqni një
nga rripat e krahut me dorën tjetër.
► Fig.56
3.
Ndërkohë që mbani veglën me një dorë, hiqni
pjesën tjetër të rripave të krahut me dorën tjetër.
► Fig.57
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që njësia të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga rryma përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
233 SHQIP