Descargar Imprimir esta página

AEG NIG64B30AB Manual De Instrucciones página 21

Ocultar thumbs Ver también para NIG64B30AB:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 367
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Për të parandaluar mbinxehjen dhe për të
përmirësuar performancën e zonave, enët
e gatimit duhet të jenë sa më të trasha
dhe të sheshta.
• Për funksionin Skuqje në tigan përdorni
vetëm tiganët me fund të sheshtë.
• Sigurohuni që bazat e enëve të gatimit të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni në sipërfaqen e pllakës.
• Gjithmonë kini kujdes që të mos rrëshqitni
ose fërkoni enët e gatimit në skajet dhe
qoshet e xhamit ose në pjesët anësore
pasi mund të copëtohen ose dëmtojnë
sipërfaqen e xhamit.
Materiali i enës së gatimit
• të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
• të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
shkallën më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
sesa dimensionet e treguara në
„Specifikimi i zonave të gatimit". Shmangni
mbajtjen e enëve të gatimit afër panelit të
kontrollit gjatë seancës së gatimit. Kjo
mund të ndikojë në funksionimin e panelit
të kontrollit ose të aktivizojë aksidentalisht
funksionet e pianurës.
Referojuni kapitullit "Të dhënat teknike".
7.2 Zhurma gjatë përdorimit
Nёse dёgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi
me nivel të lartë fuqie dhe ena është e
përbërë nga materiale të ndryshme (një
strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.
• klikim: ndodh shkëmbim elektrik, ena e
gatimit zbulohet pasi e vendosni mbi
pianurë.
• fërshëllima, zukatje: ventilatori është në
punë.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë se
ka keqfunksionim.
7.3 Këshilla dhe sugjerime
për Hob²Hood
Kur përdorni pianurën me këtë funksion:
• Mbrojeni panelin e aspiratorit nga drita e
drejtpërdrejtë.
• Mos hidhni dritë halogjene në panelin e
aspiratorit.
• Mos e mbuloni panelin e kontrollit të
pianurës.
• Mos e ndërprisni sinjalin ndërmjet
pianurës dhe aspiratorit (p.sh. me dorë,
me dorezat e enëve të gatimit ose
tenxhere të thellë). Shihni foton.
Aspiratori i paraqitur më poshtë është
vetëm për qëllime ilustrimi.
SHQIP
21

Publicidad

loading