Fushat elektromagnetike (EMF)
Direktiva për radiopajisjet
-
Për të karikuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin
USB, bazën e karikimit dhe kutinë për udhëtim të
ofruara me produktin: WAA1001, WAA2001, HX9200
ose HX9200/B dhe TCC1001, TCC2001, TCC3001,
CBB1001 ose CBB2001. Mos përdorni kabllo
zgjatuese.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në
temperaturë nga 0 °C deri në 40 °C.
-
Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i
ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo
ndaj temperaturave të larta.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon
ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht,
ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe
kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra
me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e
substancave toksike apo të rrezikshme, mos e hapni,
modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin
ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i
mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt
bateritë.
-
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni
kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e
tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni
ndihmën mjekësore.
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave
elektromagnetike.
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Philips" deklaron se furçat e
dhëmbëve të pajisura me ndërfaqen e radiofrekuencës
("Bluetooth" ose "BrushSync") janë në përputhje me
Direktivën 2014/53/BE.
-
Radiofrekuenca e "Bluetooth": 2,4 GHz
-
Fuqia maksimale e radiofrekuencës së "Bluetooth": 3
dBm
371
Shqip