Descargar Imprimir esta página

Philips sonicare Prestige 9900 Serie Manual Del Usuario página 380

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 118
380
Shqip
BrushPacer
Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Kur aktivizohet "Sinjalizimi i pastrimit", drita e sinjalizimit
për larjen në fund të dorezës do të ndriçojë në ngjyrë
portokalli dhe doreza do të ndryshojë dridhjen si një
kujtesë për të ndaluar pastrimin. Drita e sinjalizimit për
larjen do të fiket kur të ndaloni pastrimin.
Shënim: Sinjalizimi i pastrimit vjen i çaktivizuar. Për ta
aktivizuar këtë funksion, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi
i funksioneve".
"BrushPacer" ndan kohën e larjes në gjashtë segmente të
barabarta dhe tregon se kur duhet të kaloni në zonën
tjetër. Segmentet tregohen me një pauzë të shkurtër në
dridhje. Furça e dhëmbëve ndalon automatikisht në fund
të seancës së larjes.
Shënim: Mund të shtohen segmente shtesë kur përdorni
modalitetet White+ ose Gum Health. Shihni aplikacionin
"Sonicare" për përshkrimet e modaliteteve.
Furça e dhëmbëve "Sonicare" do të ndjekë konsumimin e
kokës së furçës inteligjente duke përdorur teknologjinë
"BrushSync" për të matur:
-
Presionin e përgjithshëm që ushtroni gjatë larjes së
dhëmbëve
-
Koha në total që keni larë dhëmbët me kokën e furçës
Kur koka e furçës të mos jetë më efektive, drita treguese
e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës do të pulsojë
në ngjyrë portokalli dhe doreza do të lëshojë një seri
tingujsh dhe tonesh për të treguar se ka ardhur koha për
të ndërruar kokën e furçës.
Shënim: Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës vjen e
aktivizuar me produktin. Për ta çaktivizuar këtë funksion,
shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e
mëposhtme të furçës suaj të dhëmbëve:
-
Intensiteti me përshtatje
-
Sinjalizimi i sensorit të presionit

Publicidad

loading