h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat
e sigurisë së makinerisë, edhe nëse jeni familjarizuar me makinerinë
pas disa përdorimesh.
Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëmtime brenda një fraksioni sekondi.
4) Përdorimi dhe trajtimi i makinerisë
a) Mos e mbingarkoni makinerinë. Përdorni për punën tuaj makinerinë
të përcaktuar për atë gjë. Me makinerinë e duhur punoni më mirë dhe më të
sigurt në zonën e dhënë të performancës.
b) Mos përdorni një makineri, çelësi i së cilës është me defekt.
Një makineri, e cila nuk mund të ndizet ose fiket më është e rrezikshme dhe
duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe/ose hiqni baterinë para se të bëni konfi-
gurime në makineri, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku makinerinë.
Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të makinerisë.
d) Ruani makineritë të papërdorura në një vend që nuk mund të kapen
nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin makinerinë personat që nuk janë të
familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime.
Makineritë janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona jo me përvojë.
e) Pastrojini me kujdes makinerinë. Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme
funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer ose dëmtuar
pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e makinerisë. Riparoni
pjesët e dëmtuara para përdorimit të makinerisë.
Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek makineritë të mirëmbajtura keq.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin
shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.
g) Përdorini makineritë, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje me
këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve të punës
dhe aktivitetit që duhet kryer.
Përdorimi i makinerive për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që janë parashi-
kuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe
pa vaj ose graso.
Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë operim dhe kontroll
të sigurt të makinerisë në situata të paparashikueshme.
5) Servisi
Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel të kualifikuar dhe spe-
cializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Në këtë mënyrë garantohet që siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.
1.2.2 Këshilla sigurie për korrësen e barit
a) Mos e përdorni korrësen e barit në kohë të keqe, veçanërisht kur ka
stuhi. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga rrufeja.
b) Kontrollojeni mirë zonën e korrjes për kafshë të egra.
Kafshët e egra mund të lëndohen nga makineria në operim.
c) Kontrollojeni mirë zonën e korrjes dhe hiqni të gjithë gurët, shkopinjtë,
telat, kockat dhe trupa të tjerë të huaj.
Pjesët që nxirren jashtë mund të çojnë lëndime.
d) Para përdorimit të makinerive kontrolloni gjithmonë nëse thika korrë-
se ose mekanizmi korrës janë të topitura ose të dëmtuara.
Pjesët e topitura ose të dëmtuara rrisin rrezikun e lëndimit.
e) Para përdorimit, kontrolloni kabllon e rrjetit dhe kabllo zgjatuese të
mundshme për shenja dëmtimi ose vjetërimi. Nëse gjatë operimit kabllo-
ja e rrjetit dëmtohet ose konsumohet, fikeni makinerinë dhe mos e prekni
kabllon para se të keni hequr spinën.
Një kabllo rrjeti ose kabllo zgjatuese e dëmtuar mund të çojë në goditje elektrike,
zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
f) Kontrolloni rregullisht arkën e rënies së barit nëse është e konsu-
muar apo e topitur.
Një arkë e rënies së barit që është e topitur ose e dëmtuar rrit rrezikun e lëndi-
meve.
g) Lërini mbulesat mbrojtëse në vendin e tyre. Mbulesat mbrojtëse duhet
të jenë të fiksuara të afta për operim dhe në mënyrë të rregullt.
Një mbulesë mbrojtëse e lirë, e dëmtuar dhe që nuk funksionon siç duhet mund
të çojë në lëndime.
h) Mbajini vrimat e hyrjes së ajrit të lira nga depozitimet. Vrimat e hyrjes së
ajrit të bllokuara ose depozitimet mund të çojnë në mbinxehje ose rrezik zjarri.
i) Gjatë operimit të makinerisë mbani gjithmonë këpucë sigurie që nuk
rrëshqasin. Mos punoni kurrë zbathur ose me sandale të hapura.
Në këtë mënyrë evitoni rrezikun e lëndimit të këmbëve në rast kontakti me thikën
korrëse që rrotullohet.
j) Gjatë operimit të makinerisë vishni gjithmonë pantallona të gjata.
Lëkura e zhveshur rrit probabilitetin e lëndimeve nga objekte që nxirren jashtë.
k) Mos e operoni makinerinë në bar të lagur. Gjatë kësaj ecni, mos
vraponi kurrë. Në këtë mënyrë ulni rrezikun që të rrëshqisni dhe të rrëzoheni,
çka mund të çonte në lëndime.
l) Mos e operoni makinerinë në pjerrësi tepër të mëdha.
Në këtë mënyrë ulet rreziku që të humbni kontrollin, të rrëshqisni dhe të rrëzoheni,
çka mund të çonte në lëndime.
m) Gjatë punëve në pjerrësi sigurohuni të keni një qëndrim të sigurt;
punoni gjithmonë tërthorazi me pjerrësinë, asnjëherë me drejtim lart
ose poshtë, dhe jini gjithmonë të kujdesshëm kur ndryshoni drejtimin
e punës. Në këtë mënyrë ulet rreziku që të humbni kontrollin, të rrëshqisni
dhe të rrëzoheni, çka mund të çonte në lëndime.
n) Jini veçanërisht të kujdesshëm gjatë korrjes indietro ose kur e tërhiqni
makinerinë nga vetja.
Kjo redukton rrezikun e një kontakti me këmbët ose kofshët.
14633-20.960.03.indd 103
14633-20.960.03.indd 103
o) Mbajini kabllon e rrjetit larg thikave të korrëses.
Një kabllo rrjeti e dëmtuar mund të çojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje
të rënda.
p) Fikeni korrësen dhe hiqni spinën nëse kapen ose dëmtohen kabllot
e rrjetit.
Kabllot e dëmtuara ose të kapura rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
q) Mos i prekni thikat ose pjesë të tjera të rrezikshme që vazhdojnë të
lëvizin. Në këtë mënyrë zvogëloni rrezikun e një lëndimi nga pjesë që lëvizin.
r) Sigurohuni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe që spinat të jenë të
hequra, para se ta largoni materialin që pritet ose të pastroni makinerinë.
Një operim i papritur i makinerisë mund të çojë në lëndime të rënda.
Ndaleni mjetin prerës nëse makineria duhet të përmbyset për transport, gjatë
përshkimit të sipërfaqeve të tjera të ndryshme nga bari dhe gjatë transportimit
të makinerisë te dhe nga zona që do të përdoret.
Mos e përmbysni makinerinë gjatë ndezjes së motorit, përveç rastit kur makineria
duhet të përmbyset për ndezje. Në këtë rast mos e përmbysni makinerinë më
shumë sesa nevojitet patjetër dhe ngrini vetëm pjesën që është hequr nga opera-
tori.
Mbajeni makinerinë të ndezur, hiqeni spinën nga priza dhe sigurohuni që të gjitha
pjesët e lëvizshme të jenë ndaluar:
– Pas përplasjes me trupa të huaj kontrollojeni makinerinë për dëmtime dhe
ndreqini ato, para se ta vini makinerinë sërish në punë.
– Nëse makineria nis të dridhet në mënyrë të pazakontë, kontrollojeni atë men-
jëherë për dëmtime, zëvendësoni ose riparoni të gjitha pjesët e dëmtuara dhe
kontrolloni të gjitha pjesët e lira dhe shtrëngojini ato.
Mirëmbajeni korrësen në intervale të rregullta.
Kësisoj zgjatet jetëgjatësia e korrëses.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi të rekomanduara nga GARDENA.
Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një përdorim i sigurt i korrëses.
Gjatë cilësimit të makinerisë tregoni kujdes që gishtat të mos ngecin midis
mjeteve prerëse të lëvizshme dhe pjesëve të palëvizshme të makinerisë.
Lëreni makinerinë gjithmonë të ftohet para se ta magazinoni.
Gjatë mirëmbajtjes së mekanizmit prerës tregoni kujdes që mekanizmi prerës
të mund të lëvizet ende edhe kur burimi i korrentit të jetë i fikur.
Ne rekomandojmë mbajtjen e një mbrojtëse të dëgjimit.
1.3 Këshilla sigurie shtesë
1.3.1 Përdorimi i parashikuar:
Korrësja e barit GARDENA është konceptuar për korrjen e barit në kopshte
privatë dhe kopshte të vegjël. Korrësja e barit GARDENA është konceptuar për
korrjen e barit në kopshte privatë dhe kopshte të vegjël.
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë
(operimi profesional).
RREZIK!
Plagosje!
v Mos e përdorni produktin për prerjen e shkur reve, rrethimeve,
bimësisë dhe luleve, për prerjen e bimëve kacavjerrëse ose të barit
mbi çati ose në ballkon, për copëtimin e degëve dhe degëzimeve
si dhe rregullimin e disniveleve në dhe.
v Mos e përdorni produktin në shpate me një pjerrësi prej më shumë
se 20°.
1.3.2 Këshilla sigurie elektrike shtesë
RREZIK!
Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
v Mos e përdorni në mjedis të rrezikuar nga shpërthimi.
v Mos e përdorni produktin në shi ose lagështirë.
Kjo mund të rrisë rrezikun e një goditje elektrike.
1.3.3 Këshilla sigurie personale shtesë
RREZIK!
Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël.
v Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.
v Mos e prisni barin duke e tërhequr makinerinë nga vetja.
v Mbajini të pastra me një furçë vrimat e futjes së ajrit para magazinimit.
v Gjatë përdorimit të korrëses mos i futni duart në vrima.
v Personat me aftësi të kufizuar ose personat e dobët duhet t'i kërkojnë ndihmë
një personi të dytë për transportin (pesha).
v Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është lëvruar.
v Mbani doreza, këpucë kundër rrëshqitjes dhe mbrojtëse shikimi.
v Startojeni korrësen e barit vetëm me dorezën e montuar vertikalisht.
v Mënjanoni mbingarkesën e korrëses së barit.
v Mos punoni me produktin nëse jeni i lodhur ose i sëmurë ose nëse jeni nën
efektin e alkoolit, drogave ose të barnave.
103
22.07.22 09:43
22.07.22 09:43